Tefta Radi: Në atë kohë e interpreton, nuk e lexonim lajmin

915
Fill pas daljes në pension, Tefta filloi të vendosë në jetë një nga ëndrrat e rinisë atë të regjisores së filmave dokumentarë, kryesisht të personaliteteve të kulturës. Askush nuk e mendon Teftën në pension, jo vetëm, për energjinë, apo fizikun, por edhe për rezultatet që ka në të gjithë aspektet e jetës edhe si veprimtare dhe anëtare e disa shoqatave me karakter kombëtar. Filmat dokumentarë “Migjeni”, “Martin Camaj”, “Viçens Prenushi”, jo vetëm që kanë pasur sukses, por në rrethet e personaliteteve të filmave dokumentarë, ajo lakohet si një regjisore vizionare, që ka mbajtur të fshehur një profesion që i shkon për shtat. Gruaja që ka ditur aq bukur të komunikojë nëpërmjet ekranit, që ka mësuar dhjetëra vajza të dinë të shesin lajmin, sot ndjehet më e realizuar me filmin dokumentar. 
Si erdhi dëshira për tu marrë me filma dokumentarë?
Fare natyrshëm. Duke qenë në pension shfletoja çdo ditë libra me personalitete të mëdha të kulturës shqiptare. Dhe ato janë të shumta, janë shumë të çuditshme për vetë jetën dhe veprën që kanë lënë. Nuk mund të rija. Edhe kur isha spikere kur shihja filma dokumentarë humbja mes tyre. I pëlqeja shumë dhe dëshiroja të miresha me to. Por nuk më premtonte koha. Në kohë të lirë bisedoja me mjaft regjisorë që mereshin me filma dokumentarë dhe I pyesja për çka nuk kasha të qartë. I pyesja që të mësoja. Kishte diçka Brenda meje, një si profesion të fshehur që donte të dilte në dritë. Ky profesion ishte dëshira, të realizoja filma dokumentarë me figurat më të spikatura të artit dhe kulturës që nuk jetonin më. Ndrë ta zgjodha Migjenin, Martin camaj, Viçens Prenushin.
Pse zgjodhe të parin Migjenin?
Në një bisedë që kemi bërë bashkë para disa vjetësh kur më ke pyetur se kush të pëlqen më shumë nga poetët, ndër të parët të kam thënë për Migjenin. Ai është një poet i madh, një poet jetësor, një poet me përmasat më të mëdha njerëzore. Askush si ai nuk mund të hynte në hallet, varfërinë, shqetësimet e popullit dhe kryesisht të fëmijëve të asaj kohe si Migjeni. Ai hynte në ato halle se donte njeriun, donte të vërtetën, donte të veçantën. Ai zhbironte deri në pikën më të thellë të dhimbjes sa askush poet tjetër. Ai rronte me varfërinë si i varfëri, e përjetonte atë njëlloj si ai. Vargu i tij është një thirrje, një kushtrim, një metaforë me përmasat më reale të zgjimit të ndërgjegjes për barazi dhe luftë kundër skamjes. Kafshatë që s’kapërdihet asht or vlla, mjerimi…! Ku mund të gjesh varg më të bukur, më prekës, më kumbues, më poetik?! Këtë e bënte vetëm ai, Migjeni i madh.
Edhe në filmat e tjerë dokumentarë po figura të letërsisë dhe artit, pse?
Pasi atë fushë njoh, në atë lëmë dua të gatuaj. Kam qenë mësuese letërsie. Letërsia është pjesa më e rëndësishme dhe më e bukur e jetës sime. Me letërsinë u Linda dhe u rrita. Erdhi koha që të bëj diçka për këtë gjini të artit që kudo komentohet me ngjyrat më të bukura të jetës. Letërsia është paraprijëse e zhvillimit intelektual të një shoqërie. Poetët dhe shkrimtarët e mëdhenj diskutohen më shumë për çdo ditë. Që në prehistori, nuk dihen shumë politikanë, por njihen sikur të jenë lerë sot, Homeri, Sadiu, Hygoi, Balzaku, Tolstoi, e shumë e shumë të tjerë. Ndoshta Shqipërinë në ndonjë shtet të Amerikës nuk e kanë dëgjuar por ama emrin e të madhit Ismail Kadare patjetër e kanë dëgjuar. Ja kjo është letërsia, kjo është magjia e saj, kjo është forca e saj që i bashkon njerëzit, i bën më të ndjeshëm, më të butë, më të edukuar, më të emancipuar. 
-Tashmë larg lajmit në televizion, të mungon ai?
Eh, shumë. Rreth 35 vjet në atë magji, kur ke kaluar ditët më të bukura dhe më të vështira të jetës nuk ke se sit ë mos e kujtosh me nostalgji. U rrita me televizionin, aty krijova familjen, aty mora urimet e para, aty u bëra publike që kudo që shkoj më flasin me përzemërsi. Emocionet që kam ndjerë kur kam përcjellë lajmet në televizion nuk mund ti përshkruaj por vetëm ti imagjinoj. Brenda ndjeja një dridhje, një shtrëngim nervash, një vetëkontroll të pashpjeguar, për të qenë e saktë, korrekte, ta interpretoja lajmin dhe jot a lexoja atë. Ka dallim mes leximit dhe interpretimit të lajmit. Duke e interpretuar atë bëhesh më e besueshme, më e afruar me dëgjuesin, më e komunikueshme me të gjithë. 
-Të bëjmë një retrospektivë? Kur keni filluar për herë të parë punë në Televizionin Shqiptar?
-Eh! Si sot i kujtoj ato ditë. Ishin vitet 79-80. Fillimisht kam punuar në fushën e mësuesisë. Kam përfunduar studimet në Gjuhë – Letërsi në Universitetin e Tiranës. Mora emërimin në një nga rrethet më veriorë të vendit, në Pukë. Kam punuar kryesisht në Fushë-Arrëz si mësuese në shkollën e mesme. Arrita të filloj në Televizion pas një konkursi kombëtar që u bë për folësa. Në atë kishte një komision artistik që vendoste, dhe konkurrenca ishte e fortë. Konkurrentë kishte shumë, fitova dhe kjo qe edhe arsyeja e tërheqjes nga mësuesia. Në atë vit ishte e vështirë të shkëputeshe nga veriu dhe të ktheheshe përsëri në Tiranë. Ka qenë Radio Tirana që bëri që unë të shkëputesha nga Fushë-Arrëzi Nuk mund ta them se në Fushë Arrëz e kam kaluar keq. Atëherë kanë qenë vitet e rinisë ku flija me ëndrra, me nostalgji, me forcë fizike dhe me një pasion për mësuesisë. Në Fushë Arrëz ruaj kujtime shumë të mira me mijëra malësorë, me njerëz fisnikë, mikpritës, ku vazhdoj akoma të ruaj relata. Shumica e tyre tani janë jashtë shtetit.
– Por dhe Fushë-Arrëzi ka lënë shumë gjurmë në jetën tuaj? Cili është momenti më i bukur në këtë qytezë?
-Edhe aty kam shumë momente të bukura, por momenti më i bukur ngelet kur unë u njoha me Françeskun. Më parë nuk njihesha. E kisha njohur vetëm nga ekrani si një zë i njohur në fushën e muzikës. Ai ishte i internuar në Pukë mbas festivalit të 11-të. Në atë vend u njohëm më mirë dhe nga viti 1975 e deri tani jemi bashkë. Pra plot 40 vjet bashkë, por më duket se jam njohur sot. Madje u lidhëm dhe pse ai ishte me cen në biografi (qesh). Sot duket e pabesueshme. Me qenë realiste edhe në atë kohë janë bërë lëshime, ku trurin, sistemi monist për hir të vërtetës ka ditur ta shfrytëzojë, sipas interesave. Këtë e them edhe nga fakti se shumë nga spikerët e Radio-Tiranës kanë qenë me cene politike që nga Vera Zheji, Haki Bejleri, e shumë të tjerë. Nevzat Dibra, Agron Çobani e të tjerë gazetarë me emër vuajtën nga regjimi, po përsëri u rehabilituan për arsyen e vetme sepse duheshin.
-Sot ka shumë spikere, po atë kohë ke future mik për të zënë atë vend?
-Miqësia ekzistonte dhe në atë sistem, por kurrë për të qene spikere. Në një fushë të tillë, jo, kurrë. Kërkesat ishin të forta. Është normale. Kishte shumë kërkesa artistike që duhej ti plotësoje, zëri radiofonik, qartësia. Unë fillimisht kam punuar në Radio -Tirana. Më vonë fillova paralelisht edhe në Televizion sepse kishte nevojë për folësa. Kërkesa e llogarisë nga ana profesionale kanë qenë shumë të forta.
Sigal