Teatri “Migjeni” dhe kisha monument në Karavasta i nënshtrohen restaurimit

568
Janë prezantuar së fundmi projekti i restaurimit të Teatrit “Migjeni” në Shkodër dhe ai i kishës së Shën Thanasit në Karavasta, pranë Divjakës. Projekti i “Migjenit” është hartuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe fondi i akorduar për fazën e parë të punimeve kap shifrën e 86 milionë lekëve të reja. Faza e parë e projektit, quajtur edhe faza e shpëtimit, është menduar të ndërhyjë në impiantet dhe sistemet teknologjike. 
Në aspektin struktural do të ndërhyhet në strukturën e mbulimit në holl, skenë dhe sallë. Elementet arkitektonikë parashikojnë ndërhyrje në çati, ku do të merren masa për vendosjen e kapriatave, binarëve, etj. Edhe për Kishën e Shën Athanasit, projekti u hartua nga IMK dhe kap vlerën e 12 milionë lekëve. Ndërtesa përfaqëson një monument historik dhe kulturor që daton në gjysmën e dytë të shek.XVIII.
Në vitin 1979 piktorët grabovarë (Çetirët) Gjergj dhe Joan Katro pikturuan kishën me afreske. Tavani është i punuar në dru halor, i gruntuar dhe i dekoruar me motive floreale si dhe pjesërisht i gdhendur, kryesisht në rozetat kryesore të pikturuara me figurën e Krishtit në qendër dhe figurën e Shën Thanasit, si dhe në frizat gjatësore. 
Sigal