Të ushqehesh si princ, këto janë ushqimet që duhet të hajë në shkollë Princi Xhorxh

647
Për princin Xhorxh shtatori është muaji i ndryshimeve të mëdha, pas lajmit se së shpejti do të bëhet me një motër ose vëlla, pinjolli i fundit i familjes mbretërore sapo ka nisur rrugën e re drejt dijes. Ndonëse në një moshë fare të vogël, vetëm 4 vjeç, princi ka nisur klasën e parë në shkollën ”Thomas Battersea”, ku dhe do të kalojë edhe 9 vitet e ardhshme. E themeluar në vitin 1971, shkolla ”Thomas Battersea” një prej kolegjeve britanike më prestigjioze në fushën e edukimit, shquhet edhe për traditën kulinare të shëndetshme dhe të shumëllojshme.
Ajo ofron një menu shumë të pasur, të hartuar ngë dietologë të mirënjohur në mënyrë që të përmbushë nevojat ditore të çdo nxënësi, por edhe të ngjizë tek ata kulturën e të ngrënit shëndetshëm dhe pa përbërës inorganikë. Menuja nuk është fikse, ajo ndryshon në varësi të stinës. Princi Xhorxh do ta nisë ditën me një snack mëngjesor ku mund të shijojë një frut, ujë, një gotë qumësht natyral dhe bukë të thekur e fruta.
Pas mëngjesit të vonë, në drekë Princi mund të shijojë drekën e shëndetshme drekën ku nuk mungojnë supat e sapobëra me ingredientë 100% organikë, mish qengji me hudhra dhe erëza të freskëta, mish gjel deti, sanduiçë me mozzarella, borziilok dhe domate, si dhe një lloj byreku me proshutë pa yndyrna të shtuara. Në menu nuk mungojnë makaronat, orizi dhe kuiona, tre prej burimeve kryesore të karbohidrateve, peshku. Kurse ëmbëlsira që mund të shijojë Xhorxh është një tarrtë portugeze me luleshtrydhe dhe reçel me fruta pylli, ose kek me arrë kokosi. Në vaktin e zemrës ai dhe shokët e shkollës mund të shijojnë tërshërë dhe milkshake me shije bananeje.

Image
Sigal