Të drejtat e ushtarakëve në pension janë shkelur sistematikisht

763
Dr. Kujtim Çako
Presidenti i shoqatës AKUSH

-Vijon nga dje-
Pensioni i ushtarakut nuk është llogaritur drejtë sipas kritereve ligjore të përcaktuara në status: Janë shkelur kufijtë ligjor të moshës së ushtarakut si përfitues në pension të parakohshëm se i është hequr ushtarakut pensioni i parakohshëm në rast punësimi në kundërshtim me pikën 3 të nenit 35 të statusit të ushtarakut të 23 marsit 2004.
Vonesa në lidhjen e Pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi nga ISSH. Pensioni nuk është lidhur menjëherë me daljen në rezervë për ushtarakët që plotësojnë kushtet për këtë pension, por pas trajtimit dy vjeçar me pagë kalimtare dhe plotësimit të moshës.
Ushtarakët e dalë në rezervë e lirim që nuk plotësojnë kushtet për pension të parakohshëm, në vend të trajtimit me shpërblim në masën e aq pagave mujore sa vjetërsi shërbimi kanë në FA sipas nenit 46 të statusit të 2004-ës, janë trajtuar vetëm me pagë kalimtare.
Nuk është paguar pensioni suplementar i pleqërisë nga 14 maj caktuar me nenin 36 të statusit të ushtarakut dhe neni 15, 16, 29 të ligjit Nr.9418, datë 20.05.2005.
Nuk janë paguar nga buxheti i shtetit kontributet e sigurimeve shoqërore për ushtarakët nga 1.7.1992 deri 31.12.1998, kur kjo periudhe njihet si periudhë sigurimi për efekt të pensionit të plotë të pleqërisë.
Ushtarakët kërkojnë edhe zhdëmtim për dëmin moral.
Ky dëm përfaqësohet, jo vetëm si dëm pasuror nga pakësimi i të ardhurave financiare apo i pasurisë, por edhe nga dëmi moral ose dëm jo pasuror, ( si humbja e shëndetit dhe e jetës). Për këtë duhet të provohet faji dhe lidhja shkakësore me pasojën e ardhur. 
Në shumë legjislacione shkaktimi i dëmit dhe i përgjegjësinë përkufizohet si “Fakt i kundërligjshëm” (Kodi Civil Italian, Titulli 9) apo “Veprime të paligjshme” (Kodi Civil i Zogut – seksioni 6) etj. Referenca të demit moral gjejmë ne shumë legjislacione të vendeve të ndryshme si në Kodin Civil Italian me përkufizimin “..dëmi jo pasuror duhet të shpërblehet…” (Neni 2059), në Kodin Civil francez pranohet përgjegjësia e përzier (Neni 1032 i Kodit Civil), në Kodin tonë Civil dëmi jo pasuror trajtohet kryesisht si dëm kundër shëndetit. 
“Dëm jo pasuror” (është koncept më i gjerë), si dëm që i shkaktohej shëndetit dhe moralit dhe aq më tepër ky institucion gjen shprehje të plotë për dëmin shkaktuar ushtarakut dhe familjes së tij. 
Pse gjykatat nuk japin drejtësi për të drejtën e fituar me ligjin organik-bazë të miratuar me shumicë të cilësuar nga Parlamenti Pluralist Shqiptar dy herë gjatë 27 vjet të periudhës së tranzicionit si në vitin 1991 dhe në 2004 dhe me dy Vendime të Gjykatës Kushtetuese në 2007 dhe në 2010. Korrupsioni shprehet edhe në udhëzime të brendshme apo vendime gjykate me argumentin dhe arsyetimin banal si “për interesa apo nevoja publike”, kur ka rritje të ekonomisë shqiptare dhe kur nuk ka situatë krize. 
Është fakt që ushtaraku ka një pozitë juridike të shumanshme, një veprimtari dhe mbrojtje ligjore të veçantë, ku vetë ushtrimi i këtij profesioni të vështirë sjellë edhe mjaftë sëmundje të sistemit nervorë e të tretjes, sëmundje kanceroze të tjera. Ja si sanksionohet pozita e këtij profesioni në nenin 3 të Ligjit Nr.9210 datë 23.03.2004 për Statusin e Ushtarakut të FARSH: ”Shërbimi ushtarak është veprimtari e veçantë,shoqërisht e domosdoshme për shtetin,që kryhet në bazë të dëshirës, vullnetit e detyrimit për ti shërbyer Atdheut dhe interesave të kombit, përgjegjësisë për zbatimin e legjislacioni,paanësisë politike, bindjes, profesionalizmit dhe vazhdimësisë së karrierës”. Ky përcaktim i jep edhe një pozitë morale të veçantë. Akoma më tej ka dispozitë të veçantë edhe për trajtim shëndetësor dhe mbrojtjen e shëndetit, që nga moszbatimi ka sjellë edhe pasoja si dëmtim të shëndetit të ushtarakëve. Kjo përcaktohet qartë në nenin 40 „Trajtimi shëndetësor –3. Ushtaraku në rezervë, në lirim ose në pension (oficer, nënoficer) dhe pjesëtarët e familjes, që janë në ngarkim të tij, si dhe ushtari i shërbimit rezerve kur sëmurët në shërbim ushtarak, përfitojnë ndihmë mjekësore falas”. Aktualisht kemi një situatë shkeljeje ligjore si; mosfunksionimi i Spitalit ushtarak dhe, për pasojë ushtaraku nuk mund të trajtohet, se nuk ka spital për ta.
Nuk bëhet trajtimi shëndetësor brenda dhe jashtë vendit sipas nenit nr.40 sipas statusit të ushtarakut në Spital Ushtarak dhe nuk trajtohen as sot ushtarakët me medikamente me rimbursim deri 80 për qind. Këtë të drejtë e kanë gëzuar vetëm një numër i vogël ushtarakësh. Këtu kemi të bëjmë me dëmtim të shëndetit të ushtarakut dhe familjes së tij, pra edhe me një dëm moral sipas Kodit Civil shqiptar.
Pse asnjë gjykatë nuk merr në konsideratë as dëmin moral të ushtarakut kur dipozita ligjore ka dhe të mjaftueshme për ushtarakun. Konkretisht ja si përcakton Neni 625 i Kodit Civil që rregullon përgjegjësinë për dëmin jo pasuror në këtë mënyrë: 
“Personi që pëson një dëm, të ndryshëm nga ai pasuror, ka të drejtë të kërkojë të shpërblehet kur: 
a) ka pësuar një dëmtim të shëndetit ose është cenuar në nderin e personalitetit të tij: 
b) është fyer kujtimi i një të vdekuri….” 
Në situatën e krijuar theksojmë se ushtarakët meritojnë jo vetëm zhdëmtim material, por edhe zhdëmtimin moral nga drejtësia që jep drejtësi.
IV – Vendimi Unifikues i Gjykatës së Lartë nr. 3 datë 24 11.2017 bie në kundërshtim të plotë me 2 vendime e gjykatës kushtetuese të vitit 2007 dhe 2010 dhe duhet shfuqizuar. Ky vendim unifikues i Gjykatës së Lartë vendos përsëri kufizime apo «tavane «, të drejtën e kufizon jo më shumë se një pension mujor maksimal. Kufizimet janë hequr me vendimin 33/ 2010 nga Gjykata Kushtetuese. Shoqatat e ushtarakëve vazhdimisht kanë hedhur poshtë me argumente ligjor, duke qenë palë ankimuese apo të interesuara deri në Gjykatë kushtetuese. Duhet thënë se kryetari aktual i Gjykatës së lartë, ish anëtar i Gjykatës Kushtetuese ka votuar kundër të drejtës së ushtarakëve në votimin e Vendimit nr. 33 datë 24.06.2010 i Gjykatës Kushtetuese, dhe vazhdon me këtë qëndrim edhe në Vendimin Unifikues të Gjykatës së Lartë nr. 3 datë 24 11.2017, i cili bie në kundërshtim të plotë me 2 vendimet e gjykatës kushtetuese të vitit 2007 dhe 2010.
Analiza argumentuese na detyron t i referohemi periudhës 2009 -2017 shkeljeve ligjore dhe shfuqizimit nga Gjykata Kushtetuese të dispozitave ligjore që shkelin të drejtat e ushtarakëve si vijon:
Ligji Nr.10142, datë 15.05.2009, siç dihet nga të gjithë ka qenë një detyrim i Gjykatës Kushtetuese që më datën 26 shkurt 2007, për zbatimin e vendimit Nr.9 të saj. Si i tillë duhej të bazohej në këtë vendim dhe brenda kufijve të këtij vendimi. Në fakt edhe me këtë ligj shteti nuk respektoi bazën e kufirin e së drejtës që përcakton statusi i veçantë i ushtarakut, të konfirmuar edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. 2Ai masën e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi e kufizoi në 2 pensione bazë në shkallë vendi, duke i shtuar 2 për qind të pagës mesatare referuese, për çdo vit sigurimi suplementar, pa kaluar kjo shtesë 20% të pagës referuese të muajit të fundit. Nëpërmjet nenit 27 hoqi të drejtën e përfitimit në rast dënimi me vendim të formës së prerë të gjykatës.
Vendimi nr.33 datë 24.06.2010 i Gjykatës Kushtetuese në respektim të parimeve të shtetit të së drejtës, konkretisht të së drejtës së fituar dhe të sigurisë juridike dhe kërkesave të këtyre parimeve, sanksionoi se masa maksimale e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi që është masa e nenit 35 pika 1 e statusit të 23 marsit 2004, nuk mund të zvogëlohet apo kufizohet as për interesa të rëndësishëm publik. Ai gjithashtu u shpreh se nuk mund të jepen dy dënime për të njëjtën vepër (shkelje ligjore). 
Bazuar në këto vendosi: Shfuqizimin si antikushtetues të pikës 2 të nenit 14, si dhe të nenit 27 të ligjit nr.10142, datë 15.05.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”.
Aktin normativ nr.5, datë 10.11.2010 të Këshillit të Ministrave miratuar me ligjin nr.10367, datë 23.12.2010, në kundërshtim dhe moszbatim të vendimit nr.33, datë 24.06.2010 të Gjykatës Kushtetuese që nuk lejon zvogëlimin e masës maksimale të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi as për interesat e rëndësishme publike, masa e këtij pensioni u vendos 1.5% për vit shërbimi e pagës mesatare neto referuese e gjithë vjetërsisë së shërbimit.
Pagën referuese dhe pagën mesatare referuese, kudo ku është në ligjin nr.10142/2009 e zëvendëson me pagën referuese neto dhe pagën mesatare neto referuese.
Gjykata e Lartë me këtë vendim unifikues legalizon përsëri debinë e ushtarakëve të shfuqizuar nga parlamenti shqiptar me ligjin nr 46 date 28.4.2016. 
Neni 29 i Ligjit 10142/2009 ka krijuar debinë e ushtarakëve ku mbështetën DRSSH dhe ISSH . Ky nen është shumë i preferuar në arsyetimin e Gjykatës së Lartë për argumentim të vendimit Unifikues nr 3 datë 24.11.2016 si vijon: 
“43. Sa më sipër Kolegjet e Bashkuara theksojnë se tashmë, sikur është pranuar nga Gjykata Kushtetuese, neni 29 i Ligjit 10142/2009 u miratua pikërisht për të mbështetur në mundësitë reale buxhetore skemën e pensioneve të parakohshme për vjetërsi shërbimi. Në këtë kontekst, për efekt të njehsimit të praktikës gjyqësore, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë arrijnë në përfundimin se: rillogaritja e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, sipas nenit 29 i Ligjit nr.10142/2009, do të bëhet sipas rregullave të parashikuara në këtë ligj, edhe në situatën kur kjo rillogaritje ul masën e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi të njohur dhe caktuar më parë. 
44. Pasi konkluduan sa më sipër, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë vlerësojnë se duhet të analizojnë dhe marrin në shqyrtim çështjen e zbatimit me fuqi prapavepruese të nenit 29 të Ligjit nr.10142/2009. Sipas pikës së parë të këtij neni, ligji i zbatueshëm, deri në hyrjen në fuqi të Ligjit nr.10142/2009, për llogaritjen e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi është Ligji nr.8087, datë 13.03.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Ndërkohë në pikën 3 të këtij neni parashikohet se kur e drejta për përfitim pensioni të parakohshëm ka lindur prej datës 01.01.1999, deri me hyrjen në fuqi të ligjit nr.1042/2009, por pensioni nuk është caktuar akoma, pensioni i parakohshëm do të llogaritet sipas nenit 11 të Ligjit nr.8087/1996, të ndryshuar. Pra, sipas këtyre rregullimeve ligjore të nenit 29, parashikohet skema e llogaritjes së pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi me fuqi prapavepruese dhe përcaktohet se, pavarësisht kur ka lindur e drejta për përfitim, në harkun kohor nga data 01.01.1999 deri me hyrjen në fuqi të Ligjit nr.10142/2009, do zbatohet Ligji nr.8087/1996 i ndryshuar me Ligjin nr.8521/1999.”
Shoqata AKUSH duke pasur vlerësim të drejtë për pozitën e Avokatit të popullit si një zyrtar, i emëruar dhe i ngarkuar me përfaqësimin e interesave të publikut për të hetuar dhe trajtuar ankesat e raportuara nga institucione apo qytetarë, ka bërë ankesë për ligjin 10142 datë 15.5.2009 dhe Aktin Normativ dy herë në vitin 2010 dhe 2011. Për këtë shkresërisht Avokati i Popullit ka rekomanduar si Ministrisë së Financave, MM dhe ISSH, e disa dikastereve të tjerë për plotësim apo shfuqizim të nenit 29 të këtij ligji AKUSH dhe tërë Shoqatat e ushtarakëve i kanë kërkuar Gjykatës së Lartë një vendim unifikues në favor të zgjidhjes së të drejtës së fituar, paraqitur kërkesa qysh në vitin 2010 dhe është injoruar e ka mbetur pa përgjigje. 
Në fakt ka ndodhur e kundërta ,mbi këtë bazë juridike ISSH dhe DRSSH ktheu në debitor rreth 12.500 ushtarakë nga penalizimi që bënë organet e sigurimeve shoqërore. Ndërsa shoqata AKUSH asnjëherë për rreth 6 vjet prej këtyre Institucioneve nuk ka marrë përgjigjen në pajtim me VGJK nr. 33/2010 . Akoma më keq Gjykata e Lartë vazhdon të arsyetoi mbi bazën e nenit 29 me një Vendim Unifikues në dëm të ushtarakëve, duke vënë kufizime të tjera në zbatimin e së drejtës të fituar me ligj prej tyre.
Disa kërkesa të ushtarakëve në pension për të drejtën ligjore të fituar 
Në mënyrë të koncentruar këto kërkesa mbeten permanente si vijon:
– Shfuqizimin e ligjit Nr. 10 367, datë 23.12.2010 për Aktin – Normativ. “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e Ligjit, Nr. 5, datë 10.11.2010,..“ I cili me efektet negative ka ulur pensionin deri te niveli minimal, një pension bazë.
– Shfuqizimin e bazës juridike që DRSSH ka krijuar debinë dhe debitorët ushtarakë siç është neni Nr. 29 pika 2 të ligjit nr.10142 datë 15.05.2009. 
– Të zbatohet ligji për kthimin e debive për të gjithë debitorët dhe mos krijohen debitorë të rinj nga organet e sigurimeve shoqërore. Aktualisht ka mjaftë ankesa të paraqitura.
– Problem i madh jetik mbetet rishikimi i pensioneve të ulëta të pleqërisë të ushtarakëve që janë në varfëri ekstreme. Ushtarakët e dalë në pension 1992-2002, kanë diferenca të konsiderueshme në pagesat e pensioneve krahasuar me pjesën tjetër të ushtarakëve të pensionuar. Për këtë duhet të eliminohet diferenca e theksuar në pensionin e pleqërisë e krijuar me të ashtuquajturën praktikë „ viktima të ligjit“ Të ngushtohet deri në eliminim i diferencave në pensionet e pleqërisë që varion nga 8000 deri 20. 000 lekë/ në muaj e më shumë në krahasim me dy grupet e tjera, ose 2-3 herë më pakë krahasuar me pensionin e ushtarakëve që kanë dalë në pension nga 1 janar 2015 e në vazhdim . Të eliminohen diferencat edhe për atë grup- ushtarakë që kanë dalë në pension dhe kanë përfituar në masën 60% , pra 10 % më pak llogaritur kundrejt 70% që duhet të ishte. Për pasojë diferenca e pagesës së pensionit është akoma më e madhe .
– Theksojmë se VKM , rritja e pensioneve para vitit 1996 nuk zgjidh asgjë për ushtarakët, mbasi pensioni i parakohshëm nuk është zbatuar deri në 1 Janar 1999, prandaj duhet një rregullim ligjor tjetër.
-Të paguhen me këste pensioni për 6 vjet, sepse është një periudhë që nuk është zbatuar asnjë pension, nga 01.01.1993 deri 01.01.1999. 
-Të bëhet indeksimi i pensioneve të pleqërisë të parakohshëm çdo vit si përshtatje apo rregullim kompensimi për shkak të rritjes së çmimeve dhe të inflacionit. Kjo nuk konsiderohet rritje mirëqenies, por kompensim për të ruajtur nivelin e arritur. Mbi këtë nivel të kompesuar nga indeksimi çdo shtesë konsiderohet rritje e pensioneve. 
– Të llogariten dhe të paguhen të gjithë kamatë-vonesat për diferencën e pensionit të pa paguar që e i takon çdo ushtaraku sipas të drejtës së fituar. Kjo në bazë dhe për zbatim nga Gjykatat të nenit 450 të “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i cili saktëson se për shumën e parave të paguar në vonesë shpërblimi përbëhet nga kamatat prej datës së fillimit deri në datën e pagimit. Këtë e shprehësi vijon:
“Shpërblimi për dëmin e shkaktuar si rrjedhojë e vonesës në pagimin e një shume parash, përbëhet nga kamatat e arrira, prej datës të fillimit të vonesës së debitorit, me monedhën zyrtare të vendit ku bëhet pagimi.
Në mbarim të çdo viti kamatat e arrira i shtohen shumës së detyruar mbi bazën e të cilës është bërë llogaria e tyre. Kamata ligjore paguhet pa qenë i detyruar kreditori të provojë ndonjë dëm. Kur kreditori provon se ka pasur një dëm më të madh se kamata ligjore debitori detyrohet të paguajë atë pjesën tjetër të dëmit.”.
Neni 470 i ligjit të sipërcituar përcaktimit të dispozitës së sipër cituar përcakton i shtonë se:“Ekzekutimi në para për llogari të një detyrimi të caktuar, përmban në fillim shlyerjen e shpenzimeve, pastaj atë të kamatave të arrira dhe pastaj të vetë detyrimit e të kamatave të zakonshme ndaj tij”. 
– Ligji vitit 2015 për pensionet e ushtarakëve mundet të ketë shtrirje për tëre ushtarakët me fuqi prapavepruese për një rillogaritje pensioni pa tavan kufizues, pa mesatariizimin e ponderuar të pagës referuese dhe shtesave për tërë vjetërsinë e shërbimit ushtarak.
-Të pajisen me dokumentin (kartë) e identitetit tërë ushtarakët në pension, mbasi deri më sot ushtaraku nuk ka akoma asnjë dokument për tu identifikuar si ushtarak në pension.
Për këtë Ministria e Mbrojtjes në Direktivat e Mbrojtjes vitit 2012 në fq nr. 8 citoj përcakton se:”.. gjatë vitit 2012 të arrihet automatizimi i sistemit të menaxhimit të burimeve njerëzore, së pari të personelit aktiv e atij rezervë” .”Në fund të gjashtë mujorit të parë të vitit 2012 të përfundojnë procedurat e llogaritjes së pensioneve për të gjithë ushtarakët në rezervë e në pension si dhe të gjithë ushtarakët aktiv e në rezervë të pajisen me kartë identiteti ushtaraku”. 
– Me moton “Siguria ka një dimension social” të ndërmerret një reformë e thellësisht sociale, në politike bërje dhe ndërtimin e një shteti me funksione të forta dhe të qëndrueshme sociale. Kjo të mbështetet fuqishëm në ligje, normat dhe kriteret e BE, e krahasueshme me koston e jetesës dhe minimumin jetik evropian. Të zbatohen standardet evropiane, skemat dhe modelet që përmirësojnë trajtimin e moshës së tretë e sidomos të ushtarakëve e familjeve të tyre si në fushën e sigurimeve shoqërore dhe mundësia futjen e tyre në tregun evropian e botëror financiar.
– T’i jepet fund nëpërkëmbjes e sorollatjeve të pambarimta të ushtarakëve në zbatim të të drejtave të tyre të fituara me ligj e vendime gjykate të formës së prerë të të gjitha shkallëve. Aktualisht rreth 4.000 ushtarakë (sipas informacionit te përafërt) kanë fituar nëpërmjet gjykatave të drejtën e fituar me ligj por të nëpërkëmbur nga shteti. Qysh para 6 vjetëve është kërkuar nga shoqatat e ushtarakëve ( AKUSH e tjera ) miratimi i një Vendimi Unifikues nga Gjykata e Lartë, që e zgjidh këtë çështje përfundimisht në favor të ushtarakëve. Ky vendim të jetë në pajtim të plotë me të drejtën fituar me Ligjin organik bazë “Për statusin e Ushtarakut në FA të RSH” dhe dy vendimet e formës së prerë të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2007 dhe 2010 si dhe rekomandimet e Avokati i Popullit për ushtrimin e nismës për plotësimin e nenit 29 të ligjit nr. 10142 datë 15.05.2009. Kjo praktikë juridike do të shkurtonte jo vetëm burokracinë, sorollatjen nëpër dyer të gjykatave për rreth 5 vjet, por edhe do të ulë korrupsionin, do të pakësojnë në mënyrë drastike miliona lekë të buxhetit të shtetit si shpenzime administrative dhe të gjykatave për t’ju dhënë të drejtën ligjore ushtarakëve dhe familjeve te tyre. Ky vendim të mos jetë aspak me frymën e diskriminimit të ushtarakëve, me Vendimin Nr.3 datë 24.11.2016, por në pajtim me të drejtën e fituar dhe parimet kushtetuese të zbaton njëlloj për të gjithë qytetarët, ndërsa “ halli “ buxhetit të shtetit të mos i qahet me ndjeshmërine politike “ alla Fullani” me një fond të barabartë me të drejtën që do të trajtoheshin disa qindra ushtarakë në pension. Çudi ! Shoqatat e ushtarakëve nuk kanë kërkuar aspak një vendim të tillë që të preken të drejtat e tyre !!
– Shoqatat e ushtarakëve kanë hartuar draft- ligje përkatës për të vënë në vend të drejtat e ushtarakëve paraqitur dy dikastereve MM dhe MMRS, të cilat duhet t`i kalojnë në Parlament për miratim para zgjedhjeve të 18 Qershorit 2017. 
– Shoqatat e ushtarakeve kërkojnë edhe hartimin me një draft-ligj për organizimin dhe trajtimin e veteraneve të FARSH, ushtarakëve pjesëmarrës në mision në vatrat e nxehta si dhe ata me moshë 70 vjeçe larte, me një status dhe pozitë, trajtim moral të veçantë. 
-Përfaqësimi i komunitetit të ushtarakëve dhe i familjeve të tyre për një mbrojtje më të mirë i të drejtave dhe lirive themelore mbetet problem gjatë tërë tranzicionit shqiptarë. 
Shoqatat kërkojnë angazhim dhe përfaqësim si në strukturën e FARSH, Qendrën e Rekrutimit, në Drejtorinë e Përkujdesjes Sociale, në paratinë??? MM, të MMRS e në Bashkitë e Rretheve dhe deri në Parlament . Për përfaqësim në ekzekutiv për të dhënë ndihmesën e domosdoshme sidomos në fushën e pensioneve janë bërë 3 vitet e fundit edhe përpjekje e kërkesa shkresore si ne MM, por për fat të keq deri tani mbeten pa përgjigje . Shoqatat e ushtarakëve, si grup interesi mbështetur në këtë analizë, bëjnë apel që të shfuqizohet sa më parë Vendimi Unifikues i Gjykatës së Lartë nr. 3 datë 24 11.2017, i cili bie në kundërshtim të plotë me 2 vendime të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2007 dhe 2010 . Ky vendim unifikues do të ketë pasoja ekonomike dhe sociale të mëtejshme për ushtarakët në pension dhe familjet e tyre . Së fundi, duhet theksuar se reforma në drejtësi dhe vetingu me këtë rast ka një argument më shumë për tu kryer sa më parë dhe këtë e kërkon është shoqata AKUSH, ushtarakët dhe familjet e tyre. Në parim, vota i takon vetëm partive që përfshijnë në program dhe zbatojnë kërkesat e ushtarakëve, mbi bazën e një marrëveshje bashkëpunimi para dhe pas zgjedhore.
Sigal