Të dielën, promovohet në Athinë libri “Skënderbegasit ndër vite…”

1087
Aktiviteti zhvillohet në orën 11:00, rruga “Kapodhisrtriu 38”, sheshi Omonia
Të dielën, promovohet në Athinë libri “Skënderbegasit ndër vite…”
Libri “Skënderbegasit ndër vite…” (Pjesa e dytë) i autorëve Kujtim Boriçi e Maksi Fejzulla, një libër-enciklopedi i shumëmirëpritur, promovohet dhe në Athinë. Ky aktivitet i rëndësishëm do të bëhet në orën 11:00, të ditës së diel, datë 29 tetor 2017 në rruga “Kapodhisrtriu 38”, sheshi Omonia, Athinë. Aktiviteti organizohet nga Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve në Rezervë, Shoqata Kombëtare “Skënderbegasi” në bashkëpunim me Shoqatën e Ushtarakëve të Sarandës, degën e Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve Shqiptarë në Athinë dhe klubi letrar “Drita” me qendër po në Athinë. Në këtë aktivitet të rëndësishëm, përveç organizatorëve, ushtarakëve shqiptar me banim në Greqi e familjet e tyre, do të jenë dhe një numër i konsiderueshëm ushtarakësh që do të udhëtojnë enkas me autobusë nga Tirana e qytete të tjera drejt vendit fqinj. “Vetëm nga Saranda, një grup ushtarakësh do të udhëtojë një ditë më parë drejt Athinës për të qenë në këtë eveniment. Kjo ndërmarrje është një vlerësim, jo vetëm për autorët e librit, për reputacionin e kësaj shkolle elitë, për mbi 36 mijë nxënësve skënderbegas e mësuesve të tyre, por në veçanti dhe për kolegët tanë skënderbegas e ushtarakë që punojnë e jetojnë në Greqi”- pohon për “Telegraf” Subi Hida, një nga organizatorët. Ndërsa Thoma Konduri, kreu i SHKURSH thotë se, ky është një nga aktivitetet e rëndësishëm që ka zhvilluar kjo shoqatë që krahas të tjerave, synon të evidentojë e përhapë vlerat, jo vetëm atje ku jetojnë kolegët tanë në emigrim, por dhe tek kolegë e miqtë tanë në vendin fqinj. Ndërsa një nga organizatorët vendas, Aqif Bozhiqi, pohon se po merren të gjitha masat që aktiviteti të shkojë sa më mirë. Sipas tij, në këtë aktivitet pritet të vijnë, jo vetëm ushtarakë shqiptarë e familjet tyre me banim në Athinë, por dhe nga qytete të tjera të vendit fqinj, duke e kthyer gjithçka në një promovim e takim vëllazëror.
Libri “Skënderbegasit ndër vite…”, pjesa e dytë (në proces është pjesa e tretë e tij), u promovua më 28 mars të këtij viti në “Hotel-Internacional” në Tiranë, në kuadër të 72-vjetorit të çeljes së Shkollës së Mesme të Përgjithshme Ushtarake “Skënderbej”, promovim në të cilën morën pjesë qindra ish-skënderbegas, kolegë e miq të autorëve, drejtues shtetërorë, deputetë etj… Promovimi i këtij libri dhe në Athinë, është një vlerësim tjetër për autorët dhe për historikun e kësaj shkolle elitare.
Anastas Gurma
Ferit Fixha
Sigal