Të çmendur pas një këmishe si të “El Chapo-s”, ja trendi i ri në Dallas

536
Këmisha të ngjashme me atë të veshur nga Joaquin “el chapo” guzman, gjatë intervistës së tij me aktorin Sean Peen, tashmë kanë dalë në shitje në dyqanet në dallas, teksas, menjëherë pas publikimit të fotografisë së liderit të kartelit të drogës me aktorin.
Guzman u arrestua javën e shkuar, disa muaj pasi u arratis nga një bur i sigurisë së lartë në muajin korrik.
Por përvec arrestimit të tij të bujshëm, mediat nuk kanë lënë pas edhe stilin e tij të të veshurit. Kështu një dyqan në Dallas, ka prodhuar këmisha si ajo e el chapos, pas porosive të dhëna në kompaninë “barabas”. Një trend i tillë u raportua nga mediat në shba.
Madje Barabas ka shfrytëzuar edhe foton që qarkullon në internet të Guzman dhe penn për të promovuar këmishat më të reja në treg.
Sigal