Taylor Swift triumfon sërish në ‘MTV Music Video Awards’

468
Taylor Swift triumfon sërish në MTV Music Video Awards, mbrëmja spektakolare e yjeve të muzikës e mbajtur mbrëmjen e djeshme në Los Angeles.
Këngëtarja ka arritur të rrëmbeje dy çmime të rëndësishme, atë të Videos më të miirë muzikore me këngën e saj në bashkëpunim me Kendrick Lamar, ‘Bad Blood’ si dhe videos më të mirë në kategorinë e artisteve femra.
Mbrëmja ka qenë e mbushur me spektakël, që nga performanca ekstravagante e Miley Cyrus deri tek lëvizjet shpërthyese të Nicky Minaj me këngën e saj Anakonda.
Sigal