Tarkan publikon imazhin e parë të bashkëshortes në gjendje shtatzënë

133

Këngëtari i famshëm turk ka konfirmuar tashmë se do të bëhet baba për herë të parë.

Tarkan në moshën 45-vjeçare i është drejtuar vet fansave përmes një videoja në rrjetet sociale se do të bëhet prindër.

“Fansat thonë se po bëna prindër, unë nuk besoj. Ata e ndjejnë, por unë nuk e ndiej. Ndoshta ata kanë të drejtë. Jam shumë i lumtur, dua të ndaj këtë ju. Po bëhem baba”, kishte pohuar përmes llogarisë personale në Instagram.

Megjithatë, tek ditën e djeshme këngëtari ka publikuar një fotografi të bashkëshortes, e cila është shtatzënë.

Në fakt, dita e djeshme ishte dita e nënave dhe kjo ka bërë që sjell edhe një imazh të gruas.

“Urime të gjitha nënave dhe të gjitha pretendenteve për t’u bërë nënë”, ka shkruar me këtë rast ai.

Tarkan deri më tani nuk ka folur rreth dëshirës së gruas dhe nëse do të vepron siç ka kërkuar ajo.

Pinar kujtojmë se është katër muajsh shtatzënë ndërsa dyshja janë martuar në prill të vitit të kaluar në një ceremoni private.