Tani nuk është nevoja t’i fshini postimet nga Instagram, ja ku mund t’i ruani

521
Nëse jeni në Instagram , atëherë ka shumë mundësi që të keni disa foto në profilin tuaj , për të cilat nuk jeni tepër krenar , por që nuk doni t’i fshini për hir të nostalgjisë. Tani Instagram po teston një zgjidhje alternative, raporton TechSot.
Instagram do t’ju lejojë që të arkivoni foto të vjetra të cilat mund t’i shikoni vetëm ju , ne vend se t’i fshini tërësisht ato nga memoria.

Fotot do të arkivohen në foldera privatë , të cilat mund të klikohen në ikonën e re në formën e një ore në profilin tuaj.

Që nga aty ju mund të zgjidhni nëse doni që ta riktheni në profilin tuaj, ta shpërndani privatisht në Messenger apo aplikacione të tjera apo ta hiqni qafe njëherë e mirë. Ky opsion akoma nuk është i disponueshëm për publikun e gjërë.
Sigal