Tani është radha e Cher për Kimin

570
Pasi pozoi për Interview në stilin e Jackie Kennedy, Kim Kardashian është fokusuar në një tjetër epokë me një tjetër emër të njohur, divën e muzikës, Cher.
Në edicionin arab të Harper’s Bazaar 36-vjeçarja i kthehet kohës dhe stilit të këngëtares së famshme në vitet ’80.
Vetë Kim ka thënë se Cher, nga Armenia me origjinë, është ende dhe sot për të një nga ikonat e stilit. 
“I kam parë gjithmonë femrat armene. Unë kam rrënjë të thella në familje që janë të ngjashme me të sajat. Cher gjithmonë ka pasur një stil, dhe jam e fiksuar me të. Të mendosh që ajo ka veshur fustanin e tejdukshëm në vitet ’70 mendoni reagimin që kanë patur njerëzit në atë kohë”, thotë Kim në intervistë.


Sigal