Taborët e shtetarëve, mësyjnë drejt Kalave

617
Sigal

Ministria e Kulturës ka bërë gati “pazarin” për të dhënë me qira tek
familjarët dhe miqtë e shtetarëve monumentet e kulturës

 

 

Ja lista me 22 kalatë, të cilave do t’u dalë “tymi i qofteve” mbi bedena

 

Përparim HALILI

 

Këto objekte, janë paracaktuar të jepen me qira për
familjarë të kupolës së “Rilindjes” dhe për individë të lidhur me pushtetin e
saj, të cilët thuhet, se këto ditë kanë hapur qëllimisht edhe biznese me logo
kulturore-ushqimore, për të justifikuar marrjen e tyre me qira

 

“Rilindja” e cila e denoncoi në vitin 2012 projektin e dhënies me qira të
kalave, monumenteve të kulturës, parqeve kombëtare, objekteve dhe vendeve
historike, pas ardhjes në pushtet, nuk e anuloi këtë projekt, por nisi ta zbatonte
vetë. Pati shumë reagime në lidhje me këtë skandal që kthente kalatë dhe
monumentet e kulturës në qebaptore, hotele, restorante e motele, parkingje
makinash, lavazhe, tregje perimesh, depo mallrash me shumicë e në çdo lloj
biznesi tjetër që do t’u interesonte qiraxhinjve. U tentua së pari duke u
nënshkruar disa kontrata, sa për të testuar nëse do të kishte protesta
‘agresive’ dhe me kaq projekti u la për t’u zbatuar më vonë. Mirëpo, burime nga
brenda Ministrisë së Kulturës, bëjnë me dije, se biznesi i dhënies së kalave e
monumenteve të kulturës me qira është bërë gati dhe do të zbatohet me urgjencë
e në ilegalitet të plotë, për t’u zbuluar vetëm kur mbi bedenat e kalave të dalë
tymi i qofteve dhe të dëgjohen ulërimat e të dehurve! Kujtojmë, që në shumë nga
kalatë e vendit, janë hapur biznese kafenesh e restorantesh, duke përdorur
faqet e mureve të tyre si mure për lokale, lavazhe e magazina! Nuk ka asnjë
ndryshim nga propozimi i vitit 2012, të bërë prej Institutit të Monumenteve të
Kulturës. Në këtë listë biznesi  janë përfshirë
aq kala, sa kanë qenë skeduar qysh nga koha kur ky biznes denoncohej prej “Rilindjes”,
e cila deklaronte me bujë e ulërima, se do ta anulonte. Por ja që nuk e anuloi.
Lajmi i fundit, del nga zyrat e Ministrisë së Kulturës dhe konfirmon, se 22
kala, janë paracaktuar të jepen me qira për familjarë të kupolës së “Rilindjes”
dhe për individë të lidhur me pushtetin e saj, të cilët thuhet se, këto ditë
kanë hapur qëllimisht edhe biznese me logo kulturore-ushqimore, që për të
justifikuar marrjen e tyre me qira! Nuk dihet, nëse vlera financiare e qirave
do të jetë me: “copë-kala” apo për 1 metër katrorë, por dihet që lista e objekteve
që do të jepen dhe lisat e  emrave që do
t’i marrin me qira është bërë gati, pritet vetëm “Ok” prej shefit të qeverisë “Rilindja”.

 

Ja lisat e me 22 kalatë që do u dalë “tymi” i qofteve mbi bedena

 

1.      Kalaja e Beratit

2.      Kalaja e Shkodrës

3.      Kalaja e Delvinës, Sarandë

4.      Kalaja e Këlcyrës, Përmet

5.      Kalaja e Pogradecit

6.      Kalaja e Kepit të Rodonit

7.      Kalaja e Kardhiqit, Gjirokastër

8.      Kalaja e Libohovës, Gjirokastër

9.      Kalaja e Melanit, Gjirokastër

10.  Kalaja e Borshit, Sarandë

11.  Kalaja e Bashtovës, Kavajë

12.  Kalaja e Porto-Palermos, Vlorë

13.  Kalaja e Kaninës, Vlorë

14.  Kalaja e Plloçës, Vlorë

15.  Kalaja e Peqinit

16.  Kalaja e Ali Pashës, Xarë, Sarandë

17.  Kalaja e Ali Pashës në hyrje të Vivarit, Sarandë

18.  Kalaja e Petrelës, Tiranë

19.  Kalaja e Prezës, Vorë, Tiranë

20.  Hamami i Krujës

21.  Hamami i Durrësit

22.  Hamami i Slatinjës