Swift dhe Harris të lumtur, por nuk po jetojnë bashkë

521
Të gjithë menduan për një moment se marrëdhenia mes Taylor Swift dhe Calvin Harris po kthehej në një lidhje serioze dhe se çifti kishin filluar të jetonin së bashku nën të njëjtën çati. Në fakt, asnjë shpërngulje nuk ka ndodhur pasi Taylor dhe Calvin nuk kanë nisur ende të jetojnë së bashku. Një burim ka konfirmuar për “People” se ata nuk po jetojnë bashkë, ashtu siç u njoftua pak ditë më parë nga mediat. Edhe pse kaluan disa ditë të bukura festash në familjen e Swift në Vail të Colorados, çifti janë të lumtur dhe kanë vendosur t’i marrin me qetësi vendimet për të ardhmen e tyre.

Taylor dhe Calvin e kaluan së bashku ndërrimin e viteve, ndërsa këngëtarja postoi edhe disa foto në borë, me të dashurin e saj Dj dhe vëllain Austin. Ndërsa Harris në natën e Vitit të Ri përformoi në një club natë në Las Vegas. Këngëtarja e “Bad Blood”, e cila këtë vit është e nominuar për 7 çmime “Grammy” me albumin e saj “1989”, ka publikuar së fundmi edhe këngën e saj të re “Out of the woods”. Videoja është xhiruar në Zelandën e Re dhe deri më tani ka arritur 16 milionë shikime në Youtube.
Sigal