Supermodelja Bar Rafaeli ‘fut në sherr’ autoritetet izraelite

526
Një kërkesë nga supermodelja izraelite Bar Refaeli për të mbyllur hapësirën ajrore mbi vendin ku do të mbahej ceremonia e martesës së saj, ka bërë që Ministria izraelite e Transportit dhe Autoriteti i Aviacionit Civil të ngrenë tonet. Në të vërtetë, Autoriteti i Aviacionit Civil ishte pajtuar që hapësira mbi hotelin ku do të mbahej dasma të mbyllet, por ministri i Transportit, Yisrael Katz ka kërcënuar me shkarkim drejtuesin e Aviacionit nëse nuk e anulon vendimin e tij.
“Qielli i përket të gjithë shtetasve izraelit dhe ne nuk mund të bëjmë trajtime të veçanta për një event, ose një tjetër”, citohet të ketë thënë ministri Katz.
Sigal