Supë Krem me Brokoli

630
Kjo supë është një alternativë shumë e mirë për të mposhtur virozat e stinës, gripin e të ftohtin. 
E lehtë dhe shumë e shëndetshme, supa me brokoli është receta më e mirë për të mbajtur trupin në formë dhe mendjen e mprehtë. Kjo supë është një alternativë shumë e mirë për të mposhtur virozat e stinës, gripin e të ftohtin.
Vlerat ushqimore të saj, e bëjnë brokolin një nga perimet e gjelbra më të shëndetshme në botë. Bëhet fjalë për një perime miqësore me stomakun, të lirë në çmim por shumë të pasur në vlera dhe shije.
Brokoli është i pasur edhe me fibër të tretshme që nxjerr kolesterolin e keq jashtë trupit. Kjo perime shërben edhe si antioksidant duke qenë se ka nivele të larta e të përqendruara të vitaminës C dhe flavonoidëve që përmirësojnë funksionet e kësaj vitamin.
Brokoli është i pasur me mineralet alkalinë dhe si çdo perime tjetër e ndihmon organizmin të ulë nivelet e dëmshme të aciditetit dhe e pastron atë nga toksinat.
Proçesi i detoksifikimit mbështetet nga substancaa si glukorafanina, glukonasturtina dhe glukobrasicina, të cilat aktivizojnë, neutralizojnë dhe eliminojnë ndotësit e dëmshëm të organizmit.
Brokoli përmban nivele të larta të kalciumit dhe vitaminës K, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e kockave dhe parandalimin e osteporozës. Kjo perime e gjelbër bën mrekullira për zemrën.
E kombinuar në një recetë supe dhe e gatuar me disa përbërës të tjerë po aq të shëndetshëm siç është hudhra, vaji i ullirit apo edhe patetet, kjo pjatë është e mbushur plot me vlera shëndetsore krahas shijes së lehtë dhe kremoze të saj.
Ndiqni më poshtë recetën e AgroWeb.org për supën me brokoli, krejt lehtë dhe shpejtë për tu përgatitur në shtëpi.
Si Ta Përgatisni Në Shtëpi
Përbërësit
500 brokoli
4 lugë gjelle vaj ulliri
2 thelpinj hudhre
2 patate mesatare
Nenexhik
Borzilok
800 ml lëng i nxehtë pule ose perimesh
Kripë
Procesi 
Në një tas të vogël ku kemi hedhur tre lugë vaj ulliri hedhim hudhrën të cilën e kemi grirë shumë imët në mënyrë që të përftohet aroma e saj. Ndërkohë nisim përgatitjen e supës. Pastrojmë patatet dhe brokolit.
Patetet i qërojmë dhe i presim në kubikë të vegjël ndërsa ndajmë brokolin në degë të vogla.
Në një tenxhere hedhim një lugë gjelle vaj ulliri e vendosim dhe zjarr dhe më pas shtojmë brokolit dhe patatet, bashkë me gjethet e metnes dhe borzilokut, i kaurdisim të gjitha bashkë për 3 minuta,
Më pas, shtojmë lëngun e nxehtë të pulës ose perimeve dhe i lëmë të zjejnë bashkë përreth 30 minuta.
I heqim nga zjarri dhe i fusim në mikser derisa të jetë përftuar një masë kremoze e supës. Më pas tenxheren e vendosim edhe për disa minuta të tjera në zjarr ndërkohë që hedhim kripën dhe piperin. E trazojmë dhe pas 10 minutash e heqim nga zjarri.
E hedhim në tasat e servirjes së supës, i spërkasim me vajin e ullirit me hudhër dhe e shërbejmë të ngrohtë dhe me bukë të thekur shoqëruar.
Sigal