Sukseset e arritura falë punës

595
Hermes NIKAJ
Muzikë/Këngëtarja e diasporës Mirjeta Mema (Meri)
Pjesë e festivaleve muzikore qysh në moshë të vogël, Mirjeta spikati me zërin e vecantë. Prej 13- vitesh ajo këndon në skenat muzikore në Zvicër , Skandinavi, Maqedoni e Kosovë. Meri është e njohur nga anembanë diaspora shqiptare dhe mbrëmjet e saj kudo ku ka shqiptarë janë të panumërta. Një pjesë e repertorit të saj i përkasin edhe zhanrit folk, këngë mjaft të pëlqyera që artistja i këndon në koncertet e saj. Së fundi na ka servirur projektin e saj më të ri ‘Problem’ ku, shfaqet në një bashkëpunim (duet) me nje djalë shumë të talentuar, Xhimin. 
1. Mirjeta , nga dasma në dasmë dhe kjo intervistë u shty disa ditë… Sa vite t’u bënë që e bën këtë punë? 
Po, kam qënë shumë e zënë këtë verë saqë nuk kam gjetur fare kohe për pushime. Plot 13-vite karrierë muzikore pa ndërprerje në krejt diasporën shqiptare.
2. Me ç’hapa ka ecur karriera jote gjatë këtyre viteve? 
Ka ecur shumë mirë dhe jam e kënaqur. Falenderoj të madhin Zot për gjithcka dhe gjithë dasmorët që ktë sezon më përzgjodhën në gëzimet e tyre familiare. 
3. Kënga jote më e re vjen me një titull interesant këtë herë, “Problem”. Si lindi idea për këtë këngë?
Solla një bashkëpunim (duet) me një djalë shumë të talentuar, Xhimin . Idea erdhi për të sjellë dicka të re për publikun dhe ky ishte moment i duhur. Nuk mund të le pa falenderuar të talentuarin Stine për muzikën e kompozimin. 
4. Cili është mendimi yt për muzikën shqiptare? 
Muzika shqiptare sot, një lëmsh i vërtetë. Shumë këngëtare, shumë rryma e zhanre. Megjithatë ashtu si vijnë ashtu ikin, si kërpudhat pas shiut. 
5. C’vend zë ti në këtë hapësirë muzikore? 
Zë vendin tim, kam muzikën time e ndjekësit e mi. 
6. Kush mund të quhet rivalja jote deri tani? 
Nuk shoh rivale dhe nuk kam patur asnjëherë. Unë jam Meri dhe kam adhuruesit e mi. 
7. Si e gjykon “zhveshjen” e tepërt të kolegeve nëpër klipe? 
Në kohët që jetojmë është bërë trend kjo pjesë, megjithatë no comment. 
8. Bashkëpunimet midis partnerëve si në jetë dhe në muzikë, janë tashmë në modë dhe frytdhënës. Ka funksionuar njësoj edhe me ty? 
Po, sigurisht duetet pëlqehen pasi është kombinimi mes dy artistëve dhe në të shumtën e rasteve rezultojnë frytdhënëse. 
9. C’bën në një ditë që e ke të gjithën tënden, pa dasma dhe mikrofon në dorë? 
Zgjohem në mëngjes, kafja me njerëzit e mi të afërt dhe takimet e ndryshme sipas programit ditor. 
10. Si do ta përshkruaje stilin tënd të të jetuarit? 
Një stil jete shumë normal, i rregullt dhe i qetë. Nuk besoj se jam kufizuar ndonjëherë vetëm në një stil.
11. Ke shumë miq nga bota e muzikës? 
Sigurisht që po. 
12. Keni një trup në super-formë. Bën palestër? 
Duhet të kujdesemi ne për trupin që edhe trupi të kujdeset për ne. Është nje balancë aq delicate dhe një reciprocitet aq i drejtpërdrejtë dhe i menjëhershëm sa nuk mund ta përshkruaj pa gabuar. Si rrjedhojë ushtrime cdo ditë, edhe në ato shumë të zëna me punë, ku nuk mund të shkoj në palestër. 
13. Të jesh e lumtur cfarë do të thotë për ty? 
Familja ime, djali im. Ti kem mirë njerëzit e mi të dashur. 
14. Marka më e preferuar që ju identifikon ? 
Multi-kulturalizmi nuk më ndihmon në përzgjedhjen absolute të një marke. Por sigurisht, që shpesh i mbaj anën disave syresh si : D&G apo Gucci. 
15. Do t’i drejtoheshe ndonjëherë kirurgjisë estetike? 
Do t’i drejtohesha në rastet e problemeve ekstreme.
Sigal