Sukses i paparë i “Bilbilave” të Vlorës në Poloni

1748
Sigal

“Ambasadorët” artistë shqiptarë përçojnë vlera të spikatura kulturore nëpër botë

Qyteti i Vlorës dhe Labëria nuk prodhojnë folk vetëm për veten e tyre, por edhe e eksportojnë atë kudo në botë. Kështu ka ndodhur ditët e fundit kur pas suksesit të arritur me “Aulona Folk Festival”, inspiruar, drejtuar dhe menaxhuar nga i mirënjohuri Sejmen Gjokoli, një grup tjetër folku i drejtuar po nga zoti Gjokoli, Grupi Folklorik “Bilbili” zhvilloi një tur disa ditor koncertesh në Poloni në kuadrin e Festivalit të 21-të Ndërkombëtar të Folklorit “Kupalnocka”, që zhvillohet në qytetin Ciechanoë, rreth 100 km në veriperëndim të Varshavës. Në këtë 100 vjetor të Pavarësisë Vlora ka ç’t’u tregojë të tjerëve, për sa i përket vlerave më të mira kulturore të saj dhe krahinës që përfaqëson. Për ta dëshmuar këtë vajzat, djemtë dhe burrat e Vlorës, në përbërje të Grupit “Bilbili” udhëtoi drejtë Polonisë së freskët. Gjatë ditëve të qëndrimit në këtë aktivitet të njohur ndërkombëtar në fushën e folklorit, ku merrnin pjesë grupe nga Turqia, Sllovakia, Gjeorgjia, Polonia e Shqipëria, ansambli shqiptar nga Vlora shfaqi 10 koncerte, ku spikati për nivelin e lartë të interpretimit dhe të prezantimit të vlerave të folklorit shqiptar. Artistët vlonjatë u bënë protagonistë të Festivalit, i cili zhvillohet në katër qytete të ndryshme të rajonit të Ciechanoë, duke u dhënë bukuri e gjallëri skenave të tij, çka u vlerësua maksimalisht edhe nga organizatorët dhe specialistë të folklorit nga vende të ndryshme të Europës. Qytetarët e shumtë polakë, në qytetet që mbushnin plot sheshet ku zhvillohej festivali, në Ciechanow, Glinojeck, Plonski, Serock, duartrokitën për interpretimin e shkëlqyer, grupin e valleve të vajzave dhe djem të talentuar shqiptarë, që sollën në këto skena dinamizmin, bukurinë fizike dhe atë interpretative, harmoninë e lëvizjeve, ngjyrat e valleve me motive nga jugu e nga veriu. Grupi i polifonisë, unikal në të gjithë këtë eveniment, tërhoqi vëmendjen e artdashësve polakë për harmoninë e zërave, për thellësinë e pakrahasueshme dhe kombinimin e jashtëzakonshëm të tyre, për vlerat që isopolifonia mbart dhe përcjell tek spektatorët. Vibracionet zanore të grupit polifonik nga Vlora, u panë si çudia më e madhe në përbërje të Grupit “Bilbili” dhe u duartrokitën vazhdimisht. Instrumentisti i njohur për spektatorin shqiptar dhe për dhjetëra skena ku zhvillohen festivale ndërkombëtare të folklorit, mjeshtri i fyellit Vendim Kapaj, i instrumentit më të lashtë shpikur dhe përdorur nga pellazgo-ilirët, fitoi duartrokitje të gjata, ndërkohë që grupi i instrumentistëve popullorë u bë pjesë dinamike e shfaqjeve. Organizatorët e Festivalit të 21-të “Kupalnocka” e vlerësuan Grupin Folklorik “Bilbili” nga Vlora më të mirin e këtij aktiviteti, pavarësisht se ai nuk pati natyrë konkurruese. Ndërkohë, specialistë të folklorit nga Polonia dhe vende të ndryshme shkuan edhe më tej në vlerësimin e tyre, duke e cilësuar një grup perfekt në interpretim dhe ngjyra. I njëjtë në vlerësimet e tij ishte edhe drejtuesi i grupit të Gjeorgjisë, për të cilin paraqitja  e grupit shqiptar nga Vlora ishte e jashtëzakonshme, apo prezantuesi i këtij aktiviteti, për të cilin interpretimi i grupit të polifonisë, ishte një gjë e rrallë për kulturën polake. Ngjyrat e folklorit shqiptar, të sintetizuara tek interpretimi i pjesëtarëve të Grupit “Bilbili”, mbushën me bukurinë e tyre jo vetëm skenat e Festivalit “Kupalnocka” të Ciechanow, por ato ngrohën edhe zemrat e njerëzve në nevojë në qendra të ndryshme të trajtimit të grupeve të caktuara të popullsisë, pasi gjatë këtij turneu Grupi “Bilbili” u ngarkua edhe me një mision humanitar nga organizatorët, mision të cilin e kreu shkëlqyeshëm. Valltarët, këngëtarët dhe instrumentistët e grupit, me bujari dhe dashuri dhanë koncerte humanitare në disa qendra ku trajtoheshin fëmijë me probleme të zgjatura shëndetësore në kryeqytetin Varshavë, për invalidët e Luftës së Dytë Botërore, për të moshuar me probleme të tjera, duke i dhënë dimension humanitar pjesëmarrjes në Festivalin “Kupalnocka” dhe turit në qytete të ndryshme të Polonisë. Drejtori i Grupit Folklorik “Bilbili”, Sejmen Gjokoli, tha midis të tjerave se, “dimensionet e Festivalit të XXI te Ciechanoë, në Poloni, dëshmuan se ishin shumëplanëshe, si në fushën e vlerave të folklorit ashtu dhe atë humanitare e sociale e, nga ana tjetër, spikatën për nivelin e lartë interpretativ të grupit, për ato vajza dhe djem të talentuar  dhe të pasionuar pas vlerave të folklorit, për këngëtarët e grupit të iso- polifonisë, për instrumentistët. Fakti që u vlerësuam më të mirët e festivalit, është një argument tjetër edhe për vlerat që mbart folklori shqiptar, të cilat u përcollën me aq dashuri nga të gjithë; valltarë, këngëtarë e instrumentistë”. Grupi Folklorik “Bilbili” ka një gjeografi të gjerë pjesëmarrjeje në skena të disa festivaleve të folklorit evropian në 20 vitet e fundit, si në Lituani, në Holandë, në Turqi, në Itali, Moldavi, Kosove, Maqedoni  etj, ku edhe ka marrë vlerësimet maksimale, por në këtë 100 vjetor të Pavarësisë shpalosja e vlerave më të mira të kulturës sonë kombëtare edhe në Poloni, e cila sapo kishte pritur me sukses Kampionatin Europian të Futbollit, tregoi dominimin shpirtëror të popullit tonë, si një nga popujt më të vjetër të Europës dhe Mesdheut, përçues i paqes dhe harmonisë rajonale e botërore.

“Bilbili” i Vlorës

“Bilbili” ka një gjeografi të gjerë pjesëmarrjeje në skena të disa festivaleve të folklorit evropian në 20 vitet e fundit, si në Lituani, në Holandë, në Turqi, në Itali, Moldavi, Kosove, Maqedoni  etj, ku edhe ka marrë vlerësimet maksimale, por në këtë 100 vjetor të Pavarësisë shpalosja e vlerave më të mira të kulturës sonë kombëtare edhe në Poloni, e cila sapo kishte pritur me sukses Kampionatin Europian të Futbollit, tregoi dominimin shpirtëror të popullit tonë, si një nga popujt më të vjetër të Europës dhe Mesdheut, përçues i paqes dhe harmonisë rajonale e botërore.

 Kënga shqiptare dhe dimensioni i saj human

Valltarët, këngëtarët dhe instrumentistët e grupit, me bujari dhe dashuri dhanë koncerte humanitare në disa qendra ku trajtoheshin fëmijë me probleme të zgjatura shëndetësore në kryeqytetin Varshavë, për invalidët e Luftës së Dytë Botërore, për të moshuar me probleme të tjera, duke i dhënë dimension humanitar pjesëmarrjes në Festivalin “Kupalnocka” dhe turit në qytete të ndryshme të Polonisë. Drejtori i Grupit Folklorik “Bilbili”, Sejmen Gjokoli, tha midis të tjerave se, “dimensionet e Festivalit të XXI te Ciechanoë, në Poloni, dëshmuan se ishin shumëplanëshe, si në fushën e vlerave të folklorit ashtu dhe atë humanitare e sociale e, nga ana tjetër, spikatën për nivelin e lartë interpretativ të grupit, për ato vajza dhe djem të talentuar  dhe të pasionuar pas vlerave të folklorit, për këngëtarët e grupit të iso-polifonisë, për instrumentistët.