Studim/ Zbulohen përparësitë e qeshjes, ja pse duhet të qeshni sa më shumë

507

Sigal

Besohet që buzëqeshja dhe e qeshura me gjithë shpirt mund të bëjnë shumë për shëndetin tuaj. Shkencëtarët kanë dëshmuar që gjatë qeshjes lirohet hormoni i lumturisë (endorfina) në trup dhe reduktohet shkalla e hormonit të stresit (kortizolit).
Përparësitë më të rëndësishme të së qeshurës që janë dëshmuar nga ana e shkencëtarëve mund t’i lexoni në vazhdim:

Qeshja ju bën më tërheqës

Dihet që njerëzit e hareshëm dhe të përzemërt në shoqëri janë më të preferuar për shoqërim se ata që shumicën e kohës e kalojë me disponim të keq. E qeshura do t’ju bëjë më të arritshëm, por edhe më tërheqës për gjininë e kundërt.

Përmirëson disponimin

Kur jeni të dëshpëruar provoni ta bëni veten të qeshni me zor. Kjo do t’i dërgojë trurin tuaj sinjale që sugjerojnë që jeni të lumtur, dhe kështu vetvetiu do të ndryshojë edhe dispominin tuaj.

Liron nga stresi

Burimet e stresit janë gjithnjë e më të mëdha, por mos lejoni që ato të shkatërrojnë disponimin tuaj. Stresi mund të shkaktojë plakje të parakohshme të lëkurës, pamje të lodhur dhe të rraskapitur, transmeton Koha.net. Nëse dita juaj ka qenë stresuese, përmbylleni në shoqëri të mirë ose para televizorit duke shikuar seriale humoristike.

Shëndeti i lëkurës

Muskujt, të cilët i përdorni gjatë qeshjes janë përgjegjës për pamjen rinore të lëkurës suaj. Qeshja e rregullt mund të nxisë qarkullimin në zonën e fytyrës dhe të qafës, të rrisë rrjedhën e materieve ushqyese dhe të oksigjenit dhe të parandalojë plakjen e parakohshme të lëkurës.