Studim mbi vetëvlerësimin/ Meshkujt “mburren” më shumë për inteligjencën

587
Burrat mbivlerësojnë më shumë vetën kur vjen puna për të gjykuar inteligjencën e tyre në krahasim me femrat.
Një studim i fundit nga universiteti i Arizonës ka studiuar vlerësimin që kanë për veten meshkujt dhe femrat.
Të dhënat treguan se femrat kishin një nënvlerësim për veten e tyre, ndërsa tek meshkujt ndodh e kundërta.
Studiuesit i bazuan analizat e tyre në disa sondazhe me studentët e shkencave ekzakte, shkruan intv,al
Studentëve ju kërkua të vlerësonin nga 1 deri në 10 intelegjiencën e tyre në krahasim me klasën dhe në krahasim me mikun e tyre të afërt.
Si rezultat meshkujt në 66% të rasteve raportuan se ishin më inteligjentë përkundrejt femrave që vetëvlerësoheshin në 54% të rasteve.
Mirëpo kur meshkujt u pyetën se kush ishin më inteligjent femrat apo meshkujt në shkencat ekzakte shumica e tyre raportuan se ishin ata.
Katelyn Cooper udhëheqësja e studimit i komentoi këto rezultate si të dobishme për të shmangur nënvlerësimin e femrave në shoqëri dhe në ndarjen e profesioneve.
Ajo shpjegon se shumicat e vajzave mendojnë se nuk janë të afta për degët shkencore dhe se kjo është diçka e gabuar pasi niveli i inteligjencës është diçka e lindur dhe karakteristik që nuk përcaktohet nga gjinia.
Sigal