Studim: Mashtrues bëhemi kur rritemi

530
Sigal

Gazeta Telegraf/ Perceptimi i së vërtetës dhe mashtrimit
ndryshojnë më kalimin e moshës. Ndërkohë që një fëmijë i vogël synon t’i shohë
këto koncepte më me ngurtësi, me pandershmërinë gjithnjë të parë si të “keqe”,
një më i rritur mund të ketë një version më të mjergullt duke marrë në
konsideratë qëllimin dhe rezultatin e situatës dhe shkakut që paraqitet para
tij, sipas një studimi kanadez i Universitetit McGill, të publikuar në
“International Review of Pragmatics”.
Studiuesit kanë analizuar sjelljet e 100 fëmijëve me
moshë nga gjashtë në 12 vjeç, të cilëve u janë treguar një seri videosh me
kukulla që tregonin të vërteta ose mashtrime. Në disa skenarë, të thoje një
mashtrim i shkaktonte dëm një personazhi tjetër, ndërsa në të tjerë, kishte
qëllim të ndihmonte, të mbronte një peron tjetër.
Studiuesit kanë treguar video ku personazhet tregonin të
vërteta të ndryshme, mes të cilave thashetheme, duke evidentuar se si këto mund
të dëmtonin persona të tjerë. Më pas fëmijët janë ftuar të vendosin nëse
personazhet kishin qenë të ndershëm apo mashtrues dhe të zgjidhnin nëse ato
sjellje duheshin vlerësuar apo ndëshkuar.
Në total, fëmijët ishin në gjendje të dallonin
lehtësishtë mes së vërtetës dhe mashtrimit, pavarësisht moshës. Por në përgjithësi
më të vegjlit ishin më pak të interesuar mbi pasojat negative të të thënit të
së vërtetës, ndërsa më të mëdhenjtë, mbi të gjitha nga mosha 10-12 vjeç, ishin
më shpesh në konflikt me veten e tyre, nuk kishin një vizion të qartë mbi
çështjen.