Studim – Ja ushqimet që parandalojnë dhe luftojnë kancerin

577
Sigal

Kanceri
i gjirit është përhapur shumë kohët e fundit te femrat e moshës së mesme dhe të
moshës së tretë, për shkak të stilit të jetesës, ku mbizotëron industria
ushqimore, që sjell shpesh herë keq ushqyerje, për shkak të ajrit të ndotur ,
si dhe si pasojë e  aktivitetit të
kufizuar fizik.

 

Lulelakra,
hudhra, qepët, dhe lakra

Këto
produkte njihen se mund të mbrojnë qelizat nga dëmtimet dhe vdekja, duke
ndihmuar kështu në uljen e rrezikut të kancerit.

 

Perimet
e gjelbërta dhe jeshillëqet

Mbretërit
e kësaj kategorie janë spinaqi dhe lakra Kale, të cilat njhen se kanë aftësi të
parandalojnë kancerin e gjirit. Gjithashtu efekt shumë pozitiv kanë edhe
jeshillëqet të tilla si: koriandër, majdanoz, etj.

 

Bizelet,
fasulet, thjerrëzat dhe qiqrrat

Këto
produkte janë shumë të pasura me kalcium, hekur dhe vitaminë B, dhe kanë ndikim
në parandalimin e kancerit të gjirit. Bëjini këto ushqime pjesë të menusë suaj,
por në mënyrë të moderuar, pasi janë kalorike.

 

Domatet

Domatet
njihen se janë një burim shumë i pasur me antioksidantë, prandaj ato janë një
frut i shkëlqyer edhe në luftën kundër kancerit të gjirit.

 

Peshqit
me yndyrë  të pasur me Omega 3

Studimet
kanë treguar se femrat që konsumojnë peshq me yndyrë e shumë të pasur me Omega
3, të tillë si peshku Salmon apo Tuna, janë shumë më pak të ekspozuara ndaj
kancerit të gjirit, në krahasim me gratë e tjera që nuk konsumojnë këto lloj
peshqish.

 

Vaji
i ullirit

Vaji
i ullirit ekstra i virgjër duhet të jëtë patjetër pjesë e pandashme e menusë
suaj ushqimore, duke e përdorur në sallatra, pasi është shumë i pasur me
antioksidantë dhe fito ushqyesë. Ato luftojnë radikalet e lira dhe oksidimin,
që janë përgjegjëse për kancerin.

 

Farat
e lirit

Farat
e lirë kanë veti shumë të mira për të parandaluar kancerin e gjirit te femrat,
kjo falë përmbajtjes së lartë me lignane dhe fito estrogjen.

 

Produktet
e sojës

Produktet
e sojës, të tilla si qumështi i sojës, djathi Tofu, supa Miso etj, janë shumë
të pasura me fito estrogjen dhe isoflavone, duke ndikuar pozitivisht në
parandalimin e kancerit të gjirit.

 

Frutat
dhe perimet e pasura me vitaminë C  

Frutat
dhe perimet e pasura me vitaminë C janë antioksidantë shumë të mirë dhe
ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Të tilla janë: limoni, portokalli, kivi,
luleshtrydhja, boronicat, pjepri etj. Ndërsa ndër perimet shumë të pasura me
viaminë C janë: specat, brokoli, domatja sallata jeshile, spinaqi, bizelet etj.