Studim/ Ja çfarë pasojash ka dhuna tek fëmijët

941
Të ushtrosh dhunë fizike apo verbale tek fëmijët, ndikon negativisht në shëndetin e tyre mendor.
Ky është rezultati i fundit i një studimi , i cili ka dal në përfundim që fëmijët e dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht , janë më pak të suksesshëm në shkollën e mesme dhe kolegje.
Kërkimet kanë vërtetuar se fëmijët e dhunuar mund të vuajnë nga probleme të shëndetit mendor si, depresioni, ankthi dhe i bënë ata më të dhunshëm më moshatarët e tyre dhe kanë më shumë gjasa qe te braktisin shkollën.
Studimi u krye mbi 1.500 studentë për një periudhë 9 vjeçare, nga klasa e shtatë deri në vite të tret të shkollës së mesme, 
Gjatë intervistimit të fëmijëve që u morën në studim, ata që kishin pasur dhunë nga prindërit ishin shprehur se miqtë e tyre ishin me te rëndësishëm se familja.
Pas daljes së këtyre rezultateve shumë prindër janë këshilluar që të eliminojnë çdo formë dhunë dhe të mundohen të krijojnë një ambient mbështetës për fëmijët e tyre.
Sigal