Studim i ri, e kundërta nuk tërheq kur vjen puna tek lidhjet në çift

556
Sigal

Lidhjet janë vërtet të vështira, sidomos kur ka shumë presion për të gjetur “të duhurin”.
Por kjo rezulton se nuk keni dhe aq faj për vështirësitë tuaja pasi deri tani keni qenë duke marrë këshillat e gabuara.
Hulumtuesit në Universitetin e Kensasit dhe Kolegjit Wellsley kanë zbulluar se fraza “të kundërtat tërhiqen” vlen vetëm për magnetët. Publikimi në “Journal of Personality and Social Psychology”, zbuloi se në fakt njerëzit tërhiqen më shumë kur ndajnë të njejtat pikpamje dhe vlera.
Shkenca thotë të kundërtat NUK tërhiqen
Studiueset Angela Bahns nga Universiteti Wellesley dhe Chris Crandall nga Universiteti i Kansas mund të kenë thyer kodin e komplikuar të jetës tuaj dashurore. Studimi përfshiu 1500 çifte të rastësishme që ishin në të dy marrdhënie romantike dhe platonike.
“Njerëzit nuk tërhiqen nga e kundërta siç mendohet, por nga gjërat që kanë të përbashkëta”, thonë studiuesit e Universitetit të Bostonit dhe Kansasit në studimin e publikuar në “Journal of Personality and Social Psychology”.
“Ne mundohemi të krijojmë rreth nesh një botë ku ndihemi rehat, me njerëz që i besojmë dhe me të cilët mund të bashkëpunojmë. Për të krijuar këtë, ngjashmëria është e domosdoshme”, thotë Chris Crandall e Universitetit të Kansasit.
Ata janë anketuar në paragjykimet e tyre, përsonalitetet dhe qëndrimet dhe zbuluan se të përbashkëtat e tyre vëndosin tonet e marrdhënies tyre dhe jo dllimet. Pra, të kesh të përbashkëta me kandidatin potencial është një tregues i madh që AI vlen.
Një tjetër zbulim kryesor i studimit ishte dhe se njerëzit nuk ndryshojnë, madje edhe kur marrdhënia e tyre te jetë pjekur. Kjo do të thotë se njerëzit në fakt kanë shumë pak ndikim social mbi njëri-tjetrin, kur ata kanë ngjashmëri në fillim të marrdhënieve të tyre.
Tani dilni, dhe shoqërohuni me dikë që keni shumë të përbashkëta me të.