Studim/ Femrat i tradhëtojnë meshkujt për punët e shtëpisë

499
Sigal

Femrat mund të tradhtojnë për shumë arsye, por duket se
janë më të prirura ta bëjnë këtë vetëm nëse nuk plotësoni një kusht, që nuk
lidhet me performancën tuaj në dhumën e gjumit

 

Një studim i Universitetit të Albertas arriti në përfundimin
se 72 përqind e femrave që kishin tradhtuar me të paktën një herë partnerin e
tyre, konfirmuan se e bënin këtë për faktin se ai nuk ngrinte as gishtin më të
vogël në punët e shtëpisë.

 

Në sondazh kanë marrë pjesë më shumë se 10 mijë gra, të
kontaktuara kryesisht në rrjetin Gleeden, një nga faqet më të përdorura në
Shtetet e Bashkuara për ‘lidhje të fshehta’.

 

18 përqind e të anketuarave thanë se humbisnin krejtësisht
tërheqjen seksuale ndaj partnerit të tyre nëse ai nuk bënte asnjë punë shtëpie,
sado e vogël qoftë ajo.

 

Studimi i Universitetit arriti gjithashtu në përfundimin se
meshkujt që bëjnë punë shtëpie kanë një jetë seksuale më aktive dhe me më shumë
kënaqësi.