Stresi për një celular më i madh se stresi nga puna

706
Shumica e njerëzve në ditët e sotme jetojnë me frikën se baterisë së telefonit do mbarojë. Frikë e tillë është konsideruar tepër stresues për njerëzit madje me stresuese se sa një intervistë punë, raporton një studim i fundit.
Prodhuesit e telefonit Huawei anketuan rreth 2 mijë të rritur në Mbretëria e Bashkuar. Të dhënat treguan se njerëzit e kanë më të lehtë të bëhen prindër, të mos marrin një intervistë pune se sa të rrinë disa orë pa telefonin e tyre, shkruan intv.al
Psikologia dhe udhëheqësja e studimit, Dr Linda Papadopoulos ka deklaruar se të dhënat e hulumtimit vënë dhe një herë në dukje se sa e rëndësishme është bërë kjo pajisje e vogël teknologjike në jetën njerëzorë.
Tashmë njerëzit ndjejnë një lidhje me smartfonënt e tyre sikur ata të ishin një anëtar familje ose një mik i ngushtë.
Kompania kineze e nisi këtë hulumtim për të kuptuar se sa e rëndësishme është jetëgjatësia e baterisë së telefonave tek konsumatorët e ditës së sotëm.
E sipas raportimit gati 50% e njerëzve të anketuar se jeta e shkurtër e baterisë është një nga gjërat më irituese.
Në Mbretërinë e Bashkuar 1 në 5 persona godet ose hedh telefonin nëse përballen me një dështim teknikë raporton shefi i marketingut të Huawei Justin Costello
Sigal