Stresi i humbjes së telefonit më i madh se stresi nga një sulm terrorist

597
Duket si e çuditshme por një anketim i realizuar te 2.000 britanikë, nxori në dritë faktin se humbja e telefonit apo edhe moskapja e trenit është po aq stresuese për ta, po aq sa një sulm terrorit. Gjetjet ishin rezultat i një studimi të ri të kryer nga ana e Shoqërisë Fiziologjike, në Britani e cila mori në anketë burrat dhe gratë në të gjithë vendin për të vlerësuar se cilat ishin ngjarjet me shkallën më stresuese në jetën e tyre. Në krye të listës u renditën ngjarje si humbja e një njeriu të dashur apo sëmundjet e pashërueshme. Stresi nga sulmet terroriste u rendit në të njëjtin nivel për stresin e shkaktuar me atë të humbjes së një telefoni. Ndërkohë që stresi i shkaktuar nga Brexit renditej më poshtë në listë, se ai nga humbja e telefonit. Gratë rezultuan të kishin stres më të theksuar se meshkujt pothuajse për çdo ngjarje të rëndësishme të jetës. Studiuesit vunë re se kishte një hendek të madh midis gjinive, përsa i përket nivelit të stresit, për terrorizmin, shëndetin apo zhvendosjen nga shtëpia.
Sigal