Stella McCartney në Los Angelos bën bashkë modën dhe muzikën

562
Personalitetet më të famshme të botës së muzikës dhe modës, personazhe të famshme të showbizit u bënë bashkë në sfilatën e sezonit vjeshtë dimër 2016 të stilistes britanike, Stella McCartney, në Los Angelos.

Modelet parakaluan në sfilatë njëra pas tjetrës, në një nga dyqanet më të vjetra dhe historike të muzikës në Hollivud, në Amoeba Music, duke prezantuar veshjet në leopard dhe printime tigri, me fytyrë maceje, apo me rrathë e vija.

McCartney kishte zgjedhur ngjyrat e tokës për koleksionine e saj më të ri, nga ngjyra e dheut, kremi dhe hija e ngjyrës kafe por edhe vjollcën, portokallinë dhe trëndafilin e shndërritshëm.
Sigal