Stela Marku: Do doja të më thoshin: Je inteligjente, por dhe e bukur

806
Sigal

Personazh/ Flet modelja & Balerina sexy , Stela Marku (Cunami): Jam pro kirurgjisë plastike …

Një emër i lakuar në shtypin dhe median vizive shqiptare. Ajo është pjesëtare e shumë eventeve të ndryshme koreografike, por dhe e sfilatave. Gjithmonë e gjen në lëvizje dhe gjithmonë sharmante. Nuk e ndjen lodhjen, por kërkon të veçantën në profesion. Stela u lind në qytetin e Shkodrës. Që e vogël ishte e pasionuar pas baletit e koreografisë dhe ëndrrës për të qenë një balerinë e njohur dhe me emër. Është vetëm 18 vjeçe dhe deri më tani ka arritur ti realizojë të gjitha qëllimet që i ka vënë vetes . Ajo i ka arritur ato çka dëshiron një vajzë e re . E bukur, e zgjuar, inteligjente e mjaft praktike. Ecën e sigurt në jetë, falë të gjitha këtyre cilësive që gëzon. Po flasim pikërisht për modelen dhe valltaren sharmante Stela Marku, e cila vjen në një rrëfim të sinqertë për lexuesit tanë.

 -Si lindi dëshira për t’u marrë me balet dhe modë?

 Që në fëmijëri isha e pasionuar pas baletit, modës e televizionit dhe ndiqja me shumë dëshirë shfaqje koreografie. Ngelesha me orë të tëra kur shihja emisione të tilla. Diçka ziente brenda meje.

 -Kush ju mbështeti më shumë nëna apo babai?

Që të dy prindërit, në veçanti nëna ime, Fatbardha të cilën edhe dua ta përshëndes pasi më ka qëndruar gjithnjë pranë .

  -Cila ishte sfilata e parë dhe ku?

Sfilata ime e parë ka qenë teksa pozova për disa koleksione veshjesh, duke u bërë pjesë e katalogëve përkatës

 -Si u ndjetë kur mbaruat sfilatën e parë?

U ndjeva shumë mirë, pasi ëndrra tashmë u kthye në realitet.

 –Sa ndryshoi jeta profesionale pas këtij momenti?

Më erdhën shumë oferta të ndryshme, ku edhe punova e ftuar speciale në shumë muzika live, klabe brenda e jashtë Shqipërisë si valltare e kërcimtare .

 -Jeni supersticioze dhe tek cilat numra, sende apo fenomene besoni?

Aspak, këto gjëra nuk ekzistojnë tek unë.

 -Njeriu ka dhe s’ka idhuj në jetë, ose më mirë të themi ka dhe udhërrëfyes të së mirës, ju keni të tillë. Apo cilat modele keni për zemër?

Nuk kam ndonjë idhull dhe nuk do të doja të kopjoja askënd.

 -Përveçse balerinë (valltare) keni ndonjë profesion, apo hob që ngjitet në nivelet e një talenti të dytë?

Aktualisht unë po punoj si Balerinë tek “Shqiponja Club” , ku edhe performoj live, pasi edhe studimet zënë një pjesë kryesore . Ndërkaq, nuk mund të harroj pa falënderuar pronarët, në veçanti Xhovalinin.

 -Kur keni frikë?

Asnjëherë, përulem vetëm para zotit.

 -Kuptoheni kur gënjeni, apo më mirë të themi kur bëni gënjeshtra të bardha?

E vetmja që më kupton është nëna ime, të cilën e konsideroj edhe si shoqe.

 -Si do ta përkufizonit shijen e dashurisë?

Dashuria është ndjenja më e bukur që, e shoqëron njeriun në rrugëtimin e tij jetësor.

–        Kur ndiheni më mirë kur ju thonë jeni e bukur, apo jeni inteligjente?

Të dyja do të preferoja në fakt.

–        Ndërroni shpesh ngjyrën e flokëve, nuk keni një ngjyrë stabile preferencë?

Po, shumë e vërtetë, gjithnjë ndryshoj në look.

 -Opinioni juaj për operacionet plastike?

Jam pro kirurgjisë plastike, në rastet e problemeve ekstreme.

 –        Makina, parfumi, ngjyrat e preferuara?

Makina ime e preferuar është X6, parfumi Chanel dhe ngjyrat: E bardhë e lejla

 – A jeni xheloze ndaj shoqeve?

Aspak, secila ka kismetin e vetë.

-Cila është arma më e fortë e femrës në jetë?

 Ambicia dhe këmbëngulja për të arritur atë çka do.

 -Cilat janë problemet e femrës shqiptare sot?

 Janë të shumta, por nuk dua të ndalem tek kjo temë.

  -Ku do t’i bëni pushimet verore?

 Në bregdetin jon, pasi nuk më premton koha të largohem.

 -Cili vend i Shqipërisë të pëlqen për plazh?

Durrësi dhe Vlora, janë bregdete të mrekullueshme.

     -Çfarë do të lexoni këtë verë?

Aktualisht po lexoj “50 hijet e Greit”.

 – Cili është vendi që keni në plan për të vizituar?

Gjermania, së shpejti pasi jam e ftuar speciale në një muzikë live

-Cili është ushqimi i preferuar gjatë verës po frutat?

 Supërat me perime, portokalli, mollët e ananasi.

 –        Cila është pija e preferuar gjatë verës?

–        Çaji i ftohtë dhe “Disaronna”.

 –        A e duroni dot vapën?

 Aspak, po shyqyr që janë kondicionerët.

  -Më mirë në verë apo në dimër?

 Për mua të gjitha stinët janë të bukura, mjafton të dish t’i organizosh.

 – Në këtë stinë të pëlqen të udhëtosh me aeroplan apo me makinë?

Me të dyja jam “ok”.

 -A i keni për zemër udhëtimet vetëm?

Varet, nëse janë udhëtime pune po.

 -Sa është koha më e gjatë që mund të rrini larg shtëpisë, a e keni problem qëndrimin larg saj?

Absolutisht që po, pasi nuk mund të rri pa mamushen time, por edhe pa pjesëtarët e tjerë të familjes

 -Në mbrëmje të pëlqen të shoqërohesh me mikesha apo me të familjes?

Varet nga mbrëmja, nëse jam për qejf apo e ftuar speciale në ndonjë klab .

 -Çfarë sporti ushtroni në plazh?

Vrapin dhe volejboll.

 -Sa kohë qëndroni në diell?

Aq sa e shoh të arsyeshme dhe që të marr një nxirje totale.

 – Kur zgjoheni në mëngjes?

 Zakonisht zgjohem vonë, pasi këtë sezon veror kam qenë shumë e ngarkuar me evente dhe aktivitete te ndryshme baleti

 -Cili është ushqimi i mëngjesit?

Lëng i shtrydhur frutash & briosh

-A doni të shtoni diçka tjetër ?

Një falënderim special për të gjithë lexuesit e “Telegraf” dhe së dyti për familjen time te mrekullueshme, gjithashtu, edhe për menaxheren e mikeshën time më të mirë Ana.

Albert Z. ZHOLI