Statujat e Nënë Terezës, Kumbaro “Kanë nevojë për restaurim të dyja”

516
Sigal

Shtatoret e Nënë Terezës janë vendosur për restaurim në Qendrën e Realizimit të Veprave të Artit. Sipas vlerësimit të ekspertëve të dyja këto statuja si ajo e krijuar nga Thoma Thomai , e vendosur në sheshin Nënë Tereza, po ashtu dhe ajo e Krijuar nga Luan Muqilli, e vendosur në rreth rrotullimin e aeroportit të Rinasit kanë nevojë për ndërhyrje.  Ministria Mirela Kumbaro inspektoi nga afër procesin e restaurimit të tyre, ku dhe specifikoi se statuja e krijuar nga Thoma Thomai do të vendoset në rrethrrotullimin e aeroportit sipas konsultimeve dhe vendimit të marrë me rastin e vizitës së Papa Franceskut. Ndërsa drejtori i Qendrës së Realizimit të veprave të Artit Agim Rada , cilësoi se statuja më e dëmtuar është ajo e autorit Luan Mulliqi, për të cilën akoma nuk është marrë një vendim se ku do të vendoset pavarësisht disa alternativave që janë propozuar.