“Star Wars”, drejtori ekzekutiv, Bob Iger: Kemi fituar më shumë se ar!

496
Drejtuesi ekzekutiv i “Walt Disney Co”, Bob Iger ka deklaruar se me blerjen e ekskluzivitetit te “Star Wars”, kompania ka fituar më shumë se ar, ndërsa ka theksuar se kanë në plane të tjera për të ardhmen e sagës së famshme. Tre vjet pasi Disney ia bleu ekskluzivitetin Lucasfilm Ltd, për 4 bilionë dollarë, filmi i ri, pjesë një trilogjie është shfaqur në kinema dhe duhet thënë se “The Force awaknes” është cilësuar si filmi i vitit. Fansat të cilkët kanë pritur me padurim sagën e famshme, janë shprehur të suprizuar dhe të ardhurat e kompanisë vetëm për ditën e premierës kanë arritur 14.1 milionë dollarë. “Sinqerisht më duhet ta pranoj se kemi fituar më shumë se ar,” tha Iger për Reuters në premierën e filmit në Londër. “Interesi për filmin i ka tejkaluar pritshmëritë tona,” tha ai.

“The Force Awakens”, historia e të cilit është mbajtur sekret, është filmi i parë që vjen pas gati një dekade. Fansat që kanë mundur të marrin pjesë në premierë dhe të shohin filmin janë shprehur se kjo ishte vërtet një surprizë e bukur dhe gjithçka që kishin pritur. “Ndihem i çliruar, por mendoj se gjithçka ia ka vlejtur,” tha Iger. Mendoj se të gjithë ata që kanë punuar për këtë film po marrin vlerësimin që ju takon, qoftë nga kritika qoftë nga fansat.” Më tej Iger tha: “Synimi ynë ishte që të tregonim vazhdimin e historisë, të prezantonim vende të reja, personazhe të reja, por gjithshtu të ruanim të paprekur botën e krijuar nga Lucas, personazhet, vendet por dhe tematikën. Pra në ndërtuam të ardhmen, pa u shkëputur nga e kaluara, dhe në vazhdimësi.” Disney ka në plan që në muajin gusht të ndërtojë në California Disnyland-in “Star Wars” dhe në Florida, Parkun “Walt Disney” , me atraksione të reja për fansat. “Kemi në plan të zgjerohemi me të tjera parqe, por ende nuk kemi bërë njoftime zyrtare.”
Sigal