Spanjollja Mireia Royo shpallet Miss Bota 2015

549
Mis Spanja, Mireia Lalaguna Royo është kurorëzuar si Mis Bota 2015 në një spektakël burie në teatrin e Madhe në Qytetin Sanya, në Kinë. Mbretëresha e bukurisë botërore u shpall live në televizion, për një audiencë pothuajse 1 miliardë persona. 5 finalistet ishte mis rusia Sofia Nikitchuk, mis Libani Valerie Abou Chacra, mis spanja Mireia Lalaguna Royo, Mis Indonezia Maria Harfanti dhe Mis jamaica Sanneta Myrie.

Në vend të tretë u rendit mis indonezia ndërsa vendi i dytë shkoi për Rusinë. Mis spanja e rrëmbeu kurorën nga fituesja e një viti më parë, Rolene Strauss nga Afrika e Jugut. Mireia tha se muzika dhe udhëtimet janë shtyllat kryesore të lumturisë për të. Bukuroshja është një pianiste e diplomuar, e cila ka studiuar 8 vjetë gjuhën e muzikës, harmoninë dhe pianon në konservatorin e liceut të Barcelonës dhe ka udhëtuar në pothuajse të gjithë Europën dhe Lindjen e Largët.

Por ky konkurs bukurie nuk kaloi pa debate. Konkurentja e Kanadasë nuk pranoi të marrë pjesë në konkursin që u organizua në Kinë. Anastasia Lin e cila ka lindur në Kinë, u shpall Mis kanadaja në maj. Asaj iu mohua viza kineze pas kritikave nga Kina sepse ajo doli përpara kongresit amerikan. Mis Bota është konkursi më i vjetër i bukurisë në botë, që ka startuar që në vitin 1951.
Sigal