Spageti bolonjeze me erëza të freskëta

1057
500 gr makarona spageti të ziera
500 gr kimë viçi
3 lugë gjellë vaj ulliri
1 tufë erëza të freskëta (borzilok, rigon, rozmarinë)
½ filxhan çaji verë e bardhë
1 kg domate të grira
1 qepë e madhe e prerë hollë
2 karota të grira
1 degë selino e prerë hollë
1 lugë kafeje bahar i bluar
1 thelb hudhër e grirë hollë
Kripë e piper
Kaurdisim kimën me vajin e ullirit, shtojmë perimet, e lëmë për 3-4 minuta në zjarr të fortë dhe në vazhdim shtojmë erëzat, beharnat, verën dhe domatet. Hedhim kripë e piper dhe e lëmë masën të ziejë në zjarr të ngadaltë për 30 minuta. Përziejmë makaronat me salcën dhe u hedhim sipër djathë kaçkavall të grirë.
Sigal