Sot ishte dita më e trishtuar e vitit

50

Çdo gjë shkon keq dhe për më tepër është e hënë? Nuk ka asgjë për tu habitur, në të vërtetë jemi duke kaluar ditën më të trishtë të vitit e quajtur ndryshe “E hëna blu”.
Kjo ditë përcaktohet si e tillë duke llogaritur të hënën e javës së tretë të muajit janar, e cila ka filluar të quhet e tillë përpara disa dekadash në Angli, kur Cliff Arnall, në bashkëpunim me Universitetin e Cardiff, morën në konsideratë variable të ndryshme nëpërmjet një ekuacioni matematikor për të studiuar pse ky trishtim është në doza më të larta sot.
Dhe për këtë u renditën një sërë arsyesh pse pikërisht kjo e hënë, nga të gjitha ditët e tjera, është dita më depresive.
Psikologu Arnall e shpjegon këtë traditë me faktin që njerëzit reflektojnë për paratë e shumta që kanë shpenzuar gjatë pushimeve të fundvitit, ushqimit të tepërt të konsumuar gjatë festave dhe si përfundim puna e cila ka filluar vrullshëm.
Kjo situatë e trishtë nis gjithashtu nga kushtet e disfavorshme meteorologjike që ka kjo ditë.
Një thirrje për dëshpërim e bëjnë edhe fushatat komerciale të udhëtimeve për shkak se bien shitjet e biletave nga shpenzimet e udhëtimeve për fundit dhe nisin reklamat e shumta.
Në Angli, çështja në fjalë është marrë shumë seriozisht: si për koinçidencë, në këtë ditë, ka rritje të papunësisë dhe disa organizata ofrojnë këshillim psikologjik për ata që kanë nevojë.
Ekspertët e këshillimit sugjerojnë që në këtë ditë njerëzit të vishen me ngjyra të ndritshme ose të dëgjojnë muzikë të gëzuar.
Sugjerohet gjithashtu që njerëzit të shtrojnë një banket të madh për të kapërcyer depresionin nga “Blue Monday”.
“Ushqimi në sasi të madhe, mund të ndihmojë njerëzit që të kapërcejnë ditën më të trishtuar të vitit, por edhe në këtë pikë nuk duhet tepruar”, shprehet Alison Clark.
Ai këshillon që njerëzit të evitojnë kafeinën, pijet energjike dhe të konsumojnë vetëm ushqime me vlera, për t’i sjellë pak gëzim kësaj dite.
E ndërsa sot është dita më e trishtuar, për ditën më të lumtur duhet që të presim gushtin pasi kjo ditë korrespondon me datat nga 21 deri më 24 gusht.