Sot, finalja e “Miss Summer World”

565
Sigal

“Miss Summer World” ka nisur si kompeticion, më datë 19 maj në qytetin bregdetar të Durrësit. Organizatorja dhe prezantuesja e eventit, Albana Çakshiri jep një prononcim ekskluziv për gazetën “Telegraf”. Çakshiri Shprehet se përgatitjet kanë filluar dhe është duke iu ardhur fundi”. Siç e dimë “Miss Summer World” përfundon me datë 21 maj. Këtë kompeticion e prezanton Albana Çakshiri dhe Klevis Saliu. 20 vajza tashmë prej disa ditësh janë prezente në Shqipëri për të performuar sot në mbrëmje në orën 19:00 në skenën e teatrit “Aleksandër Mousiu” të Durrësit. Ethet e garës ndihen të forta dhe për shkak se një pjesë e vajzave janë të njohura dhe në vendet prej nga vijnë. “Sigurisht që vlerësimet e jurisë ndërkombëtare do të zgjidhin enigmat dhe kureshtinë e të gjithëve se kush do të jetë më e bukura në kompeticionin botëror të bukurisë “Miss Summer World” me producente, gazetaren dhe shkrimtaren e njohur Irena Vreto, koreografe Ledia&Jonel Asabella”, shprehet për gazetën “Telegarf” Albana Çakshiri.