Sot fillon Akademia Evropiane e Muzikës

539
Mbi 250 muzikantë kanë aplikuar për pjesëmarrje në edicionin e katërt të Akademisë Verore Evropiane të Muzikës që do të mbahet në Prishtinë nga data 19 deri më 30 korrik.
Akademia Verore Evropiane e Muzikës në Prishtinë – ESMA (EuropeanSummerMusicAcademy in Prishtina) ka pranuar një numër të madh të aplikimeve për pjesëmarrje nga studentë të cilët dëshirojnë të ndjekin master klasat me profesorë eminent evropianë dhe vendorë.
Aplikuesit e këtij edicioni përveç Kosovës vijnë nga vendet e rajonit si: Shqipëra, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi por edhe nga vende si: Britania e Madhe, Gjermania, Zvicra dhe Turqia. Pjesëmarrja për të gjithë të interesuarit (18 – 35 vjeç) është falas, ndërsa për studentë jashtë Prishtinës dhe Kosovës sigurohet edhe akomodimi në konviktin e Universitetit të Prishtinës.
Akademia Verore Evropiane e Muzikës organizohet në patronazhin e Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, ndërsa përkrahet nga disa ambasada të shteteve evropiane (Ambasada Gjermane, Ambasada Norvegjeze, Ambasada e Holandës, Ambasada Zvicerane, Ambasada Hunga reze, Ambasada Çeke, Ambasada Austriake, Ambasada Franceze, Zyra Ndërlidhëse Rumune), “Kultura për të gjithë – Faza III” – projekt i Bashkimit Evropian, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë dhe implementuar nga Interarts, Pro CreditBank, Filarmonia e Kosovës, Fakulteti i Arteve, Shkolla e muzikës dhe artit “Misbah&friends”, Pallati i Rinisë, Teatri Kombëtar, Hotel Sirius, Swiss Diamond Hotel etj.
Sigal