Sot, Dita Botërore Miqësisë

597
Dita Botërore Miqësisë, pavarësisht që festohet në ditë të ndryshme në vende të ndryshme, zyrtarisht festimi i saj daton më 30 korrik. Dita Botërore e Miqësisë, është një ditë ku më së shumti, duhet të falënderojmë miqtë tanë që janë pran nesh, të vlerësojmë ata dhe të shprehim se sa me fat jemi që i kemi. Data 30 korrik u zgjodh si datë për të kremtuar këtë ditë nga OKB. Në 30 korrik të vitit 1958, u propozua Dita Botërore e Miqësisë. Fillimisht kjo ditë u përdor për qëllime biznesi, për ato industri të prodhimit të kartolinave, me qëllim shitjen e tyre, por avancimi i shkencës, zhvillimi i teknologjisë që ka sjell një mbipopullim të rrjeteve socialenuk lë më nevojën e përdorimit të kartolinave. Pavarësisht se atëherë komercializmi nisi ta hidhte poshtë këtë ditë, duke e cilësuar si “mashtrim marketingu”, kartolinat apo lulet vazhdojnë të mbeten një traditë popullore.
Sigal