Sot Dita Botërore e Lumturisë/ Mësime si të jeni të lumtur

602
Gjithmonë dalin në dritë dy çështje thelbësore.
E para, që ne jemi gjithmonë gabim për atë që na bën të lumtur.
E dyta, që lumturia është një çështje shumë e madhe zgjedhjeje.
Ja disa mësime se çfarë na bën të lumtur, publikuar në revistën “Time”:
Lumturia nuk është e njëjtë për të gjithë
Gladwell sjell shembullin e produkteve ushqimore, mënyrën se si industria ia arrin qëllimit që disa njerëz të pëlqejnë një lloj salce domatesh. Ajo çka zbuloi ishte se çfarë më bën mua të lumtur, mund të mos e bëj dikë tjetër.
Mjaft kërkuat famën, suksesin dhe paratë
Ose të paktën qëndroni në kërkim të tyre, por mos mendoni se janë thelbi i lumturisë. Psikologu Dan Gilbert shpjegon se, “truri jonë ka një mekanizëm mbrojtjës që e bën të vështirë të na bëjë të lumtur, të jetojmë me atë që kemi, pavarësisht se çfarë janë ato”.
Sfido veten
Nëse e dashuroni punën tuaj dhe e bëni shumë mirë atë prej disa kohësh, ju keni përjetuar atë që psikologët e quajnë “rrjedhja”, gjendja që humbni në punën që bëni, saqë harroni veten dhe çdo gjë tjetër. “Kjo gjendje, thotë psikologu Mihaly Csikszentmihalyi, është vendi ku qëndron lumturia. Këtë gjendje e gjejmë kur bëjmë diçka kreative apo reaguese. Por kjo ndodh vetëm për aq kohë sa zgjat sfida me veten. Mërzia është e kundërta e ‘rrjedhes’“.
Ji bujar!
Të lidhesh me persona të tjerë dhe të ndihesh pjesë e diçkaje më të madhe se vetja jote, është rruga drejt lumturisë. Sociologu Michael Norton numëron një sërë eksperimentesh që vërtetojnë se paraja e blen lumturinë, për aq kohë sa ju e shpenzoni për dikë tjetër, përveç vetes suaj. “Përveçse do të bëni të lumtur dikë tjetër, edhe ju do të ndiheni të lumtur gjithashtu. Kjo është pak a shumë si oferta, bli një dhe merr lumturi falas”.
Ji mirënjohës
“Ne priremi të mendojmë se lumturia na bën mirënjohës, por në fakt është e kundërta, thotë murgu benedikt, David Steindl-Rast. Mirënjohja është një zgjedhje thotë ai. Si të mbajmë mend që të jemi mirënjohës? Duke i kujtuar vetes dhuratat e jetës“.
Trajnoni mendjen
“Mënyra më e mirë është meditimi për dhembshurinë, thotë murgu budist Matthieu Ricard. Kjo do kohë por ia vlen, thotë ai. Skanimet e trurit tregojnë se murgjit, të cilët praktikojnë këtë lloj meditimi, kanë aktivitet më të lartë lumturie në trurin e tyre, krahasuar me këdo tjetër“.
Buzëqesh
“Duket mjaft e thjeshtë, por është e vërtetë. Studimet thonë se nëse buzëqesh do të jesh më i shëndetshëm, do të kesh një martesë më të mirë dhe lidhje të tjera gjithashtu, dhe do t’u rriten pritshmëritë e jetës”, thotë themeluesi i HealthTap, Ron Gutman.
Thoni gjithmonë të vërtetën
Eve Ensler një aktiviste që është marrë gjatë për mbrojtjen e femrës nga, dhuna thotë se ka mësuar se “gjëja më e thjeshtë, që të bën të lumtur është të thuash të vërtetën, duke i qëndruar larg asaj që dëshironi“. Ky është lloji i lumturisë, të cilin mund ta arrijë kushdo.
Sigal