Snapchat i kthen borxhin, ‘vjedh’ disa opsione nga Instagram

484
Dihet pothuajse nga të gjithë se cfarë marrëdhënie kanë gjigantët e rrjeteve sociale, Snapchat dhe Facebook. Snapchat zakonisht nxjerr një opsion të ri dhe sapo opsioni bëhet popullor, atëherë Facebook e vjedh këtë ide duke pretenduar se ato e kanë patur këtë ide gjatë gjithë kohës.
TechSot ju informon se gjërat kanë ndryshuar këtë javë pasi Snapchat ka lançuar disa opsione të reja. Një nga këto opsione ishte një përpjekje për të replikuar eksperiencën që ju keni me videot në Instagram.
Një nga opsionet është e quajtur Magic Eraser, ku ju mund të fshihni çdo lloj objekti në një imazh dhe ta zëvendësoni me cfarëdolloj gjëje që algoritmi e sheh të përshtatshme.
Opsioni tjetër që ngjason me Instagram janë videot loop të cilat japin mundësine që të shikon pafundësisht
Sigal