Smerald 272 kg me vlerë miliona dollarësh

535
Në një minierë në verilindje të Brazilit është gjetur smerald në peshë 272 kilogram dhe gjatësi prej 1,3 metrash.

Paulo Santana, zyrtar në Departamentin Nacional të Prodhimeve Minerale, ka njoftuar se smeraldi është gjetur rreth 20 ditë më parë nga minatorët në Kooperativën Minerale në shtetin e Bahias.

Santana ka thënë se smeraldi është i gjatë 1,3 metra dhe peshon 272 kilogram. Ky është smeraldi i dytë më i madh në rajon, pas atij që ishte gjetur në vitin 2001 me peshë prej 292 kilogram, me vlerë 300 milionë dollarësh.

Santana ka thënë se nuk e di vlerën e smeraldit dhe se i njëjti i është shitur pronarit të një miniere në rajon.

Ndërkaq, Marcio Jandir, avokati i blerësit i cili nuk ka dashur ta tregojë emrin e tij, ka theksuar se klienti i tij do ta ekspozojë smeraldin në muze dhe biblioteka.
Sigal