Skandal, korani po plaket, gjuhet në kohën e shumimit kur ai lëshon vezët

1682
Nga Bardhyl BERBERI 
Ndonëse është periudha e shumimit të koranit dhe të belushkës kur këto dy specie lëshojnë vezët për shumim vazhdon që korani të gjuhet në liqen nga peshkatarë amatorë dhe shitet në treg. Edhe pse kanë dalë disa shkresa zyrtare nga Ministria e Bujqësisë dhe Drejtoria e peshkimit që ngarkon institucionet shtetërore policinë kufitare në liqen ,tatimet, drejtuesit e peshkimit të ndalojnë gjuetinë e koranit dhe të belushkës në liqen po të dalësh në treg belushka dhe koran gjen me bollëk. Arka të mbushura me koran buzë trotuareve tek tregu ndërkohë që është një vendim që ndalon rreptësisht Kryetari i shoqatës së peshkatarëve në Pogradec, Adriatik Dokollari na pohon edhe një fakt tjetër tronditës një fakt tronditës: Peshku i famshëm i koranit po plaket dhe kjo është agonia e tij “Ekskluzivisht për gazetën “ Telegraf” ai na pohon këtë fakt tronditës duke na dhënë argumente të shumta. Kryetari i shoqatës së peshkatarëve Dokollari na thotë se se në këtë liqen nga më të bukurit në botë rriten 17 lloje peshqish ,midis tyre mbreti i peshqve “Korani “ dhe të tjerë si belushka, krapi, skobuzi, kleni, ngjala, mërena, pllasica, cironka etj. Në këtë liqen ka dhe shumë zogj ujorë si pelikani, mjellma, rosat, guzat, shqipkat etj, dhe për këtë vlera, në vitin 1980 ky liqen u shpall nga UNESKO si “Thesar i Trashëgimisë Botërore”. Pas viteve 1990 kur u mbyllën minierat dhe shumë ndërmarrje shumë minatorë kjo solli si rezultat lënien pa punë edhe të shumë puntorëve që blenë varka dhe mjete peshkimi e për mbijetesë iu kthyen peshkimit në liqen duke gjuajtur koranin pa kriter, madje edhe në kohën e sezonit kur ai lëshon vezë. Kjo filloi të sjellë katastrofën. A e di se sa varka janë në qytetin e Pogradecit dhe në fshatrat buzë liqenit që gjuajnë koranin jashtë rregullave?! (Shikoni një evidencë zyrtare ) Janë mbi 600 varka të pa licencuara që kryejnë këtë gjueti të paligjshme që unë do ta quaja; një masakër të vërtetë, duke e plakur koranin dhe duke e çuar drejt agonisë. Ja më konkretisht: 
Këto rreth 600 varka apo më tepër që kryejnë gjueti të paligjshme duke gjuajtur Koran në kohën e shumimit kapin koranin e vogël që quhet “Stërf “ një Koran nën peshë që nuk arrin që të lëshojë vezë për shumim, sepse kapet shumë më i vogël dhe ky brez zhduket pra zhduket ai brez që do të sjellë përtëritjen e koranit, pra duke zhdukur brezin e ri do të ngelet vetëm korani i vjetër. 
Z Dokollari në liqen çdo vit hidhen rreth 1 milion rasate peshku që përgatiten në inkubatorin e fshatit Lin 
Po është e vërtetë që është ngritur inkubatori dhe pasi mblidhen vezët e koranit në dimër ato përpunohen në këtë inkubator modern të ngritur para katër vjetësh nga një investim i Bankës Botërore prej 1 milion dollarësh por është pikërisht këto rasate që hidhen në liqen rreth 7cm dhe kapen 20 -25 cm dhe tregtohen në lokale që unë do ta quaja një krim. 
Z Dokollari, ju si kryetar i shoqatës së peshkatarëve, a e keni marrë masat tuaja?
Sigurisht, ne u takuam para disa kohësh me specialistet e Institutit të Liqenit të Ohrit në Strugë ku punuam një artikull alarmant te një reviste të njohur shkencore “Nacional Geographic” që botohet në Amerikë në 64 gjuhë të botës ku jepet alarmi pikërisht për këtë fenomen, ja thotë ai shiko si shkruhet këtu:
Jemi para një katastrofe drejt zhdukjes së species së rrallë të koranit. Shkencëtarët amerikanë bëjnë thirrje që Evropa dhe Ballkani t`i bëjnë ballë kësaj katastrofe të rëndë natyrore të shkaktuar nga njeriu. Sipas kësaj reviste nga studimet e kryera se pjesa shqiptare nxjerr nga liqeni 80 ton Koran çdo vit. Madje pas këtij artikulli u propozua nga qeveria maqedonase që për 5 vjet në të dyja anët e liqenit në Maqedoni dhe Shqipëri të ndalet gjuetia e koranit por edhe kjo masë që mund të merret është shumë e vogël para katastrofës së madhe që rrezikon këtë specie të rrallë. Sipas një statistike zyrtare në këtë liqen mbahen mbi 4500 familje në qytet e fshatrat buzë liqenit duke jetuar me shitjen e koranit dhe mbi 2500 të tjera nga shitja dhe tregtimi i koranit nëpër restorante.
Z Dokollari shpesh janë kapur persona nga Pogradeci që çojnë koranin në mënyrë kontrabandë në Maqedoni pse ndodh kjo ?
Kjo ndodh pasi maqedonasit në kohën e shumimit kanë gjoba të tilla që të shuajnë ekonominë dhe askush nuk gjuan Koran tek ne gjueti pothuajse nuk ndërpritet edhe gjatë sezonit .Bëhet ndonjë spektakël duke u bllokuar ndonjë varkë apo duke u djegur ndonjë rrjetë peshkatari para kamerave por kjo është pak… Realisht këtë vit rrezikohen të mos grumbullohen vezë për shumimin e koranit.
Sigal