S’ka më shkarkim të fotove nga Google

603
Kompania “Google” ka vendosur të mos lejojë më hapjen e fotografive direkt. Kjo për shkak se nga tani e tutje nuk do të funksionojë më opsioni “view image” me të cilin shkarkonit imazhin në mënyrën më cilësore të mundshme. Kështu kompania është shtuar opsioni “visit” e cila të adreson direkt tek faqja që e ka publikuar këtë fotografi, ose mund t’a shkarkoni direkt “save”. Për të marrë një imazh është e lehtë dhe për këtë procedura e zakonshme e një klikimi me të djathtën mbetet ende funksionale, por me këtë lëvizje Google heq përgjegjësinë e vet nga pirateria e fotografive. Kompania njoftoi se kjo masë është marrë për të mbrojtur përdoruesit e saj nga pirateria e fotografive.
Sigal