Sitki Çerekja*/ Amerikania me origjinë iraniane, gruaja e parë që merr “Nobel”-in për matematikë

604
Sigal

Më 13 gusht të vitit 2014, Kongresi Ndërkombëtar i Matematikës i dha   Maryam Mirzakhani, çmimin «Nobel në Matematikë»

Maryam Mirzakhani, është e para grua në botë që u nderua me çmimin më të lartë të njohur në matematikë, Medalja Field. Në të vërtetë asnjë deri tani nuk ka marrë çmimin “Nobel” në Matematikë, pasi vetë Nobel nuk mendonte se duhej dhënë ky çmim për matematikën, pasi atë e përdor Fizikani, Kimisti, Biologu, Inxhinieri etj., dhe këta duhej ta merrnin atë vlerësim. Çmimin “Field” e kanë dhënë vetëm për matematikën, emërtimi prej matematikanit të madh kanadez John Charles Fields, që  është një tip “Nobel i Matematikës” dhe ky çmim mund t’i atribuohet vetëm studiuesve me moshë nën 40 vjeç.

Deri tani ndër 55 të nderuar llogariten 13 amerikanë, 12 francezë etj.. Kanë marrë Medaljen Fields shkencëtari Artur Vila, francez me origjinë braziliane, Manjul Bhargava, studiues amerikan i Universitetit. Princeton dhe Martin Hairer, austriak, kërkues pranë Universiteti Vvarvvick, në Britaninë e Madhe.

Mirzakhani është iraniane, lindur në Teheran dhe qytetare amerikane.

Pasi Maria Kyri mori Çmimin “Nobel në Fizikë”, kjo është e vetmja grua që arrin këto maja të shkencës. Në vitin 2004 mori doktoratën në Harvard. Punon Profesore në Universitetin e Stanford, në Kaliforni. Është specializuar në gjeometri për figurat jo të zakonta dhe ka zbuluar metoda të reja për llogaritjen e volumit të objekteve me sipërfaqe hiperbolike si p.sh. shala ku rri kalorësi mbi kalë.

         *         *        *

Është e njohur anekdota e Gausit, më të madhit matematicien  që ka njohur bota, që si fëmijë bëri zgjidhjen e detyrës që i dha mësuesinë me një mënyrë origjinale e të shpejtë, që mahniti vetë mësuesin e matematikës në shkollë: për të bërë një punë të vetën mësuesi i dha nxënësve të mblidhnin numrat e plotë 1, 2, 3, etj., deri në 100. Kjo kërkonte një farë kohe të bëhej. Në fëmijëri Gausi na dha formulën e progresionit aritmetik.

Këtë anekdotë i tregoi Maryam-it, vëllai i saj, që ajo t’i futej seriozisht studimit të matematikës dhe ndryshoi drejtimin e jetës së kësaj vajze të thjeshtë për t’u ngritur në lartësitë e Matematikës, Mbretëreshës së Shkencave.

Maryam Mirzakhani

Është vlerësuar ” për përballimin e teknikave të ndryshme e kulturave matematike dhe për kombinimin e aftësive të saja me një ambicie plot kurajo dhe një kuriozitet të thellë “.E intervistuar nga “Guardian”, matematikania ka treguar se: “Kur isha e vogël doja të bëhesha shkrimtare. Në kohën time të lirë shkruaja histori… Është nder i madh për mua dhe jam e lumtur t’i jap kurajë grave që merren me shkencën e matematikës e jam e sigurt që shumë kolege të tjera do të fitojnë në vitet që do të vijnë “.

 *Pedagog Fizike