Simptomat më kryesore të mosfunksionimit të veshkave

638
Rreth 90% e njerëzve nuk i kuptojnë shenjat e para të sëmundjeve të veshkave, ndaj edhe i kapin ato në faza të avancuara, ku shumicën e rasteve veshkat kanë dështuar.
Ja disa nga simptomat më kryesore të mosfunksionimit të veshkave:
Rritja e presionit të gjakut: Kjo simptomë vjen kur veshkat kanë një dëm të konsiderueshëm. Veshkat në këtë fazë rrisin presionin e lartë të gjakut.
Probleme me përqendrimin: Kur veshkat fillojnë të dështojnë, ato e bëjnë më pak efektiv largimin e mbeturinave nga trupi, shkruan “shëndeti”. Dështimi i veshkave çon në akumulimin e mbeturinave në trup dhe shkaktojnë probleme të tilla si të vjella, humbje oreksi, dhimbje koke, paaftësi për t’u përqendruar, dobësim të sistemit imunitar, etj.
Lodhje e vazhdueshme: Kjo është një nga simptomat e para dhe më e përhapura thuajse tek të gjitha sëmundjet. Veshkat kur nuk funksionojnë siç duhet ulin nivelin e hemoglobinës dhe ulin nivelet e energjisë. Veshkat mund të shkaktojnë anemi gjithashtu.
Enjtje në trup: Kur veshkat nuk funksionojnë siç duhet, ato akumulojnë ujin dhe mbeturinat në trup, kjo shkakton ënjtje të nyjeve limfatike, të barkut dhe të kofshëve.
Sigal