Silvia Tafani: “Doktor jam e sëmurë” është kënga që më mungonte

707
Sigal

INTERVISTA/ Flet këngëtarja Silvia Tafani: “Nuk më pëlqejnë pyetjet intime”

Gjithmonë kërkon çdo ditë dhe më shumë nga vetvetja. Nuk kënaqet kurrë dhe pse me moshën që ka arritur shumë. I pëlqejnë shumë makinat dhe tatuazhet dhe  ndaj tyre ndjehet e pafuqishme. Njëkohësisht është dhe një piktore amatore, por që s’është më pak se profesionistët. Në ditët kur do të bisedojë me veten merr një penel në dorë dhe hedh mbi telajo peizazhe të ndryshme, por edhe portrete. I pëlqen ngjyra e kuqe dhe rozë. Në shoqëri është shumë e sinqertë pasi s’merret me llafe. Gardëroba e saj rritet për çdo ditë dhe ajo përsëri nuk kursen kur sheh ndonjë fustan apo bluzë të bukur.  Kur guidon makinën i pëlqen që këngët që vendos në CD të buçasin sa të tërheqin vëmendjen e kalimtarëve

Klipi i fundit ka pasur mjaft sukses. Jeni e kënaqur me “Doktor jam e sëmurë”?

Po, po. Madje shumë. Se prisja këtë sukses. Mbase se ka dhe një tekst shumë interesant.

Ndiheni e kënaqur?

Edhe pyet? Kur një këngë pëlqehet nga masa pa diskutuar për fansat këngëtari ndihet i lumturuar.

Kush ishin nxitjet për këtë këngë hit?

Problemet e sotme që kanë të bëjnë me dashurinë, tradhtitë në dashuri dhe problemet e ndryshme shoqërore.

Në raport me këngët apo klipet e tjera ky është më i realizuari?

Besoj se po. Kjo për shumë arsye, por më kryesorja është se nuk do të merrja mundimin të nxirja një këngë të re n.q.s nuk do të ishte një hap më shumë se këngët e mëparshme.

Pas kësaj kënge kaq të pëlqyer me se po merret Silvia?

Kam disa projekte. Jo të gjitha lidhen me këngën. Jeta të kërkon dinamizëm dhe unë po kërkoj ta mbush jetën time. Në fakt kam qenë pak e zënë këto kohë, ndaj dhe kam pasur një periudhë pauze në karrierën si këngëtare, por për të mirën e karrierës ka qenë dhe pauza pasi kam menduar ca ndryshime për t’u shfaqur në skenë.

Përveç këngës ju keni një hob shumë interesant…

(Qesh) E di ç’do të thoni. Për tatuazhet.  Ke të drejtë. Tatuazhet. Po. S’e di si më lindi dëshira për një tatuazh. Ka qenë krejt rastësi pasi kam qenë dhe kundra tatuazheve. Isha një mbrëmje në shtëpi dhe po luaja në piano. Aty mbi partitura më dilnin pentagramet e shumtë. E dashuroj shumë siglën e çelësit të pentagramit. Më duket shumë magjik. Më jep forcë. Më duket se është në çdo hap të jetës. Atë natë vendosa të bëj një tatuazh me këtë shenjë, sigël. Që të nesërmen i dhashë idenë specialistit që e realizoi si e dëshiroja.

Njëkohësisht ju edhe pikturoni. Dhomën ku punoni e keni mbushur me piktura…

Një hob i vegjëlisë. Piktura për mua është një nga frymëzimet më të bukura në veçanti kur jam në pesimizëm. Jam tip i ndjeshëm dhe futem thellë në botën e pikturës. Ajo më shplodh, më qetëson, më fut në një botë tjetër të rrallë. Pikturat e mia të preferuara janë ato abstrakte. Peizazhe dhe siluetat e femrës. Këtu ndalem më gjatë.

Tashmë e dimë që të mesmen e keni mbaruar për kanto, dëshira juaj është që dhe të lartën ta vazhdoni për kanto apo…?

Në fakt, kam një plan tjetër për shkollën. Të lartën dëshiroj ta vazhdoj për aktrim. Përderisa tashmë kam fituar Kanton, pikturë, kërcimin, pse jo dhe aktrimin! Një aktore duhet të jetë e gjithanshme, kështu që shpresoj të bëhem e tillë….

Ju para dy vjetësh  keni dalë nga emisioni i Arjan Çanit në mënyrë demonstrative. Cilat ishin arsyet?

Ishte mëse normale. Thjesht nuk më pëlqyen pyetjet. Ishin pyetje shumë intime që nuk besoj se paraqisnin interes për shikuesin. Kjo do të thotë që privatësinë edhe n.q.s s’ja dalin të ta prekin paparacët, apo gazetarët gjurmues, t’ua japësh vetë fansave apo spektatorëve. Janë ca gjëra që njeriu i ka të shenjta në vetvete, apo s’japin ndonjë të re në çfarëdolloj ambienti. Nëfakt emisionin e Çanit e pëlqej pasi është realist, i drejtëpërdrejt dhe nuk kam gjykime, por duhet të përshtatemi dhe pak me ambientin që na rrethon, në këtë pjesë as Çani nuk kishte faj, por ishte një keqkuptim.

Keni arritur disa suksese. Por të arrinit deri këtu keni pas një  start. Kush është ai?

Kam kënduar që e vogël në spektakle shkollore gjithashtu dhe në disa qytete të vendit tonë. Një nga klipet e mia të parë dhe të suksesshëm që më hapi rrugën e suksesit ka qenë   “Fajtor pa Faj” këngë e realizuar nga Gjergj Jorgaqi. Më pas “Kur ka lekë” bashkëpunimi me rreperin G-MCD & Don Enio klipe të realizuar nga HD-MEDIA PRODUCION. Të transmetuara nga “Supersonic”, “My muzik”, gjithashtu dhe nga televizionet e Kosovës dhe Maqedonisë dhe shumë evenimente televizive brenda dhe jashtë vendit.

E përmendët vetë… Klipi “Kur ka lekë” dimë që është me fabul aktuale… Teksti nga cili autor është  realizuar?

“Kur ka lekë” ka një fabul interesante. Një fabul jetësore që është shumë prezente në realitetin shqiptar.  Flet për vajzat materialiste që para parasë humbin shumë në gjykim. Dhe ky materializëm humb shumë nga personaliteti i femrave dhe i bën ato shumë dembele. Një klip që më mori shumë kohë, sepse dhe vendet e xhirimit duhet të ishin specifike. Me realizimin e këtij teksti ka punuar rreperi GMC-D gjithashtu dhe me këngën e ardhshme që është në punim e sipër.

Çfarë është primare për një këngëtare bukuria apo zëri?

Dihet që për çdo këngëtar zëri është më i rëndësishëm, por dhe të kesh një prezencë të bukur në skenë s’është keq. Janë të alternuara të dyja.

Sa kohë i kushtoni lukut në ditë?

Po. I kushtoj shumë. Më pëlqen e bukura, por jo e ekzagjeruar. Gjithmonë me kostume dhe bluza pa dekolte…

Veshja e preferuar?

Serioze.

Të pëlqen kur të ngacmojnë çunat?

Të mos gënjej edhe më pëlqejnë, por kur janë normale, të pranueshme.

Ushqimi i preferuar?

S’kam naze në ushqim, të gjitha nga pak i preferoj.