Silvi Dollapi: “Kjo dashnia është bela’, por jo për mua”: “Kjo dashnia është bela’, por jo për mua”

372

INTERVISTA/Flet mbi rrugën e saj artistike koreografja dhe këngëtarja Silvi Dollapi

Ajo mbetet gjithmonë e re, se të tillë e mban kënga, lëvizja. Është e qeshur, plot ritëm, që nuk e gjen kurrë të plogësht. Për çdo vit rrit numrin e fansave, sikundër dhe numrin e këngëve të kënduara. Jashtë skenës bën një jetë të qetë mes njerëzve që i do. Nuk merret me thashetheme, por as i merr në konsideratë ato. Për të kënga është gjithçka.

Këtë behar me ccfarë është marrë Silvi?

Kam qenë gjithë kohën në lëvizje, sa në Kanada dhe në Evropë (kryesisht në Londër). Kërkesat kanë qenë të shumta dhe nuk i kam refuzuar.

Nuk keni bërë pushime fare?

Po i bëra. Unë gjithmonë pushimet i bëj në shtator. Ky është muaji më i bukur për mua, kur jam më e qetë.

Jeni lodhur?

Besoj se jo. Më pëlqen shumë lëvizja!

Jeni duke ideuar një klip të ri?

Sekret profesional. Por besoj se po. Do të jetë diçka e befasishme.

Sa klipe ka realizuar deri më sot Silvi?

Gjithsej pesë klipe. Klipi i pestë më ka marrë më shumë kohë. Rëndësia erdhi edhe nga vetë mënyra e ideimit.

Pra “Kjo dashnia është bela”, është klipi juaj i pestë, mund të na thoni diçka për realizimin e këtij klipi?

Po. Një klip i vështirë. Është një klip që e nxora pas disa kohë ideimesh, kërkesash ndaj vetes. Doja të dilja me një klip të veçantë si në muzikë edhe në tekst. Sot ka shumë këngëtare dhe dihet është rritur konkurrenca. Një klip i zakonshëm nuk do të përbënte asgjë për mua. Është një këngë me tekst dhe muzikë që i përshtatet kohës, problemeve shqiptare. Dua të theksoj se autore e tekstit jam vetë. Nuk është teksti i parë që unë bëj, por këtë klip e kisha stërholluar shumë në mendje.

Pra shtysë  e këtij klipi ishe vetë?

Po. Doja të bëja diçka ndryshe dhe mendoj se ja arrita qëllimit. Ideja për një dashuri që të fut bela të përcjell imazhe të ndryshme. Të përcjell gëzim, hare, dhimbje, forcë, intrigë, xhelozi, ndjenjë të pa harruar, etj..Këto janë brenda tekstit dhe klipit tim. Klip-Balada “Dhimbja e hënës” realizuar një vit më parë shërbeu si shtysë për këtë klip të ri që besoj do jetë shumë i mirëpritur. Fabjan Asllani është bashkëpunëtori im në këtë klip. Me të kam realizuar disa këngë. Gjej rastin ta përshëndes.

Ku është realizuar ky klip?

Tek “TV Muzical”. Është një realizim profesional me ambiente natyre si “Palmalova”. U desh një punë disamuajshe profesionale që ideja ime të gjente zbatim.

Megjithatë ju ende ruani një ndjesi të veçantë për albumin tuaj të parë?

“Të urrej me dashuri” është një album që nuk e kam pëlqyer vetëm unë. Atë e kanë pëlqyer të gjithë. Ai album thuajse është i mbaruar I gjithë, pasi shoh se në treg nuk ka asnjë CD.

Por mbi të gjitha kishte dhe titull intrigues…?

Aty qëndron e veçanta. Titullin e gjeta vetë. Ishte një pjesë e jetës sime në këtë titull. Pra  ka lidhje me jetën time private, një lidhje interesante. Jeta të përplas ku se pandeh, ndaj jeta duhet marrë ashtu si të vjen. Disa herë u japim rëndësi gjërave që të duket se janë po aq të rëndësishme edhe për ata që janë afër teje. Por ndodh e kundërta. Internimi nuk është i njëjtë. Këtu nis zhgënjimi.

Një këngëtare e njohur, po studimet përse i ka mbaruar Silvi?

Kam mbaruar Akademinë e Arteve për koreografi. Pas përfundimit të studimeve unë punova si koreografe në Tropojë në vendin e origjinës (Tropoja më mungon shumë tani). Ishte një vit që njoha të tjera rezerva tek vetja dhe tek jeta. Ishin vitet 1995-96 ku më pas unë do të dilja jashtë shtetit me Ansamblin e Këngëve dhe të valleve. Kjo dalje më shërbeu si shtysë që të jepem pas këngës. Gjermania, Zvicra u bënë atdheu im i dytë. Pastaj erdhi dhe martesa ime në Zvicër me një qytetar zviceran i pasionuar pas këngës.

Jeni ambientuar me Zvicrën?

Pa dyshim në mënyrë perfekte.  Aty jeta dhe rregullat janë strikt. Çdo gjë është në vendin e vet. Pastaj aty ka shumë shqiptarë. Komuniteti i shqiptarëve është i mirëorganizuar dhe ka shumë aktivitet. Ndihesh si në një qytet shqiptar. Jeta është krejt ndryshe, por ka tempin e vet, karakteristikat e veta, mënyrën e saj të jetesës. Është mirë të jetosh në vende të ndryshme.

Rrini kohë larg Shqipërisë?

Jo më shumë se tre muaj, menjëherë e ndjej se më ka marrë malli. Këtu marr çka më mungon. Por s’mund të rri më shumë se katër muaj pa shkuar në Zvicër.

Artisti ka pengje, keni ndonjë peng deri tani?

Them se jo. Peng ishte të bëja një fëmijë. Tani kam një vajzë që e barazoj me botën. Jam e realizuar.

 Ku pëlqeni t’i bëni pushimet?

Në det. Pikërisht në bregdetin shqiptar. E admiroj bregdetin tonë. Ka thyerje dhe shumë të papritura. Vendet malore janë pjesë e jetës ku jetoj. Në Zvicër nuk mungojnë panoramat malore.

Gjithmonë e freskët. Sekreti i bukurisë suaj?

Jetë e rregullt, punë, fitness, ushqim pa teprime, korrektesë, lëvizje.

Mendimi juaj për dashurinë. A ka dashuri të përjetshme?

Besoj se jo. Jeta këtë e ka vërtetuar. Ka pas shumë dashuri të mëdha  që nuk kanë përfunduar në përjetësi.

Jeni e lidhur me shtypin?

Gjithmonë lexoj ato çka më duhen për atdheun tim. E gjej kohën kur duhet. Gjej dhe kohën për të lexuar romane.

Jeni gjithë vitin e zënë me punë?

Thuajse e zënë. S’jam kurrë pa punë. Kërkesat kanë ardhur në rritje.

Veshja juaj e preferuar?

Ditën vishem në mënyrë sportive. Në mbrëmje serioze sipas vendeve ku do të shkoj.

Firma e preferuar e veshjes?

Rrobat i vesh të firmave “Kavali” dhe “Kabana”.

Parfumi i preferuar?

“Kabana”, “Dior” janë më të preferuarit.

S’është xheloz bashkëshorti?

Kemi besim dhe respekt tek njeri-tjetri. Ai e kupton mirë profesionin tim.

Kë vlerësoni tek një njeri?

Sinqeritetin, korrektesën. Janë cilësi që i vlerësoj.

A janë femrat (brenda profesionit) më xheloze se meshkujt?

Po, janë. Sidomos këngëtaret. Kjo vjen edhe pasi është shtuar numri i këngëtareve. Ndihem mirë kur më xhelozojnë.

Në jetë keni bërë arritje. Po të ktheheshe pas në jetën tënde do doje të ndryshoje diçka?

Asgjë. Besoj se kam vepruar drejt në çdo kohë dhe situatë. Jam përpjekur të gjejë rrugën më të mirë në jetë. Ndoshta dhe kam gabuar, por gabimet janë pjesë e jetës

Jeni supersticioze?

Po jam. Besoj në diçka qiellore për të ecur para apo që dita të më shkojë mbarë. Si besim shpirtëror kam kishën e Laçit. Lutem dhe lar përpara saj.

Në gjoks yje, ndërsa në dorën e majtë në kyç keni si tatuazh emrin e vajzës?

Pikërisht. Kiara. Emri Kiara. Vajza ime. Ëndrra ime më e madhe e jetës. Ky është tatuazhi më i bukur i imi. E kam bërë me kënaqësinë më të madhe. Edhe kur jam larg vajzës nëpër turne të ndryshme ajo me këtë tatuazh është kudo me mua në çdo sekondë.