Silvana Rusi. Një rrëfim i këngëtares së talentuar!

1417
Sigal

Silvana është këngëtare që është bërë e njohur nga kompeticionet më të njohura të zbulimit të talenteve si “Star Academi 5” dhe më pas në “X Factor” ku arriti të fitojë zemrat e publikut me interpretimin dhe zërin e saj magjepsës. Silva është një vajzë e qeshur dhe shumë e dashur, këtë e thonë të gjithë ata që e njohin nga afër. Silva pak muaj më parë solli dhe video-klipin e saj më të ri, me titullin “Kriminale”. Por në këtë intervistë nuk do flasim për klipet dhe karrierën e saj, pasi për këtë kemi folur shumë dhe dihet që Silvana Rusi është një këngëtare shumë e talentuar dhe që karriera po i shkon për bukuri. Në këtë intervistë për gazetën “Telegraf” Silva ka vendosur të na tregojë 20 gjërat që ne nuk i dimë.

Trego një sekret nga fëmijëria juaj?

S’kam ndonjë sekret të madh, por di që kur isha e vogël fshihesha shpesh dhe shumë, gjë që familjarët e mi e përjetonin keq dhe unë prapë vazhdoja.

Cili është ushqimi juaj i preferuar?

Ushqimi im i preferuar është nga duart e mamit tim dhe askujt tjetër, pilaf me pulë (e qan me lot).

Sa shofere e mirë jeni?

Mendoj, se kur thua jam shofere e mirë, atëherë je më i keqjai dhe bën më shumë gabime, mendoj se jam në gjendje të ngas mirë një automjet.

Cili është momenti juaj më i vështirë në jetë?

Hmmm, humbja e babit shumë shumë i vështirë!

Momenti më i lumtur?

Lindja e nipit të parë të familjes, Andrea Mateo.

Keni tatuazhe në trup?

Po kam dy (kot i kam bërë).

Cili është vendi juaj më i rehatshëm për të qëndruar?

Kam disa vende, por aty ku gjej rehat është shtëpia ime patjetër.

Keni marrë ndonjëherë 4 në shkollë?

Kam marrë dy katra dhe s’i harroj kurrë.

Cili është specialiteti juaj që e gatuani më mirë?

Unë e kam pasion gatimin, madje mendoj të bëj edhe një kurs kuzhine, ajo që them se e bëj shumë mirë është çdo gjë (shaka) Realisht çdo gjë që e bëj e bëj mirë. Madje provoj shumë gjëra të reja.

Çfarë ju argëton më shumë?

Argëtohem pa fund me muzikën.

Pas kujt jeni e dhënë më shumë?

Pas mamit dhe pikë…

Çfarë ju pëlqen më shumë?

Muzika pa diskutim, më pëlqen më shumë se çdo gjë tjetër.

Cila është veshja juaj e preferuar?

Unë adhuroj të gjitha ato veshje që më tregojnë bukur dhe që unë të jem rehat, s’kam të tilla komplekse.

Çmenduria më e madhe që keni bërë?

Çmenduria më e madhe??? Uh, s’di të kem bërë ndonjë, veçse kur isha fëmijë me ato prapësinat e mia që haja shpesh pa larë duart, vërtet çmenduri.

Çfarë ju acaron më shumë?

Më acarojnë ata që e bëjnë një veprim dhe ndërkohë e kanë kuptuar që unë e kam marrë vesh atë gjë dhe nuk vinë të përballen, thjesht janë të dobët në vetvete, kjo më acaron.

Sa ju mban inati?

Inati më mban shumë pak me ata që vërtet i dua, por përjetë me ata që s’i dua.

Cila është shprehja juaj që përdorni gjithmonë?

Unë gjithmonë them, puno sa mundesh, bëj sa mundesh pa kërkuar ndihmën e atyre që ta kujtojnë një nder që ta bëjnë. Kot nuk thonë bëje mirë, bëje vetë!

Në nerva e sipër çfarë bëni?

Në nerva e sipër bëj një gjë, acarohem keq fare.

Cili është pasioni juaj më i madh?

Pasioni im më i madh përveç muzikës, sigurisht estetika dhe gatimi.

Intervistoi Era Çela