Silvana Dogani Muço: U largova nga Vlora në kulmin e trazirave 1997

852
Për Vlorën si qytet i origjinës ka shumë nostalgji por për periudhën. Studimet i ka filluar ne këtë qytet ku është diplomuar në Pedagogji e më pas ne universitetin e Perugies në Itali për gjuhën italiane, në vazhdim me kurset e specializimit si Mediatore – Kulturale (Mediatore linguistico-culturale). Falë këtyre titujve të studimeve ka filluar punë që prej janarit të vitit 2004 e deri sot në zyrën e emigracionit të qarkut të Chietit (Itali) ku përmblidhen 10 bashki.
Mësuesia ishte profesioni juaj i dëshiruar apo dëshirë e prindërve?
Në fakt dëshira e prindërve ishte të studioja për psikiatri ( që ishte dhe profesioni i mamasë sime ) po mundësitë nuk na u dhanë nga shteti për luftë klasash, pasi familja ime ka qenë e persekutuar pa asnjë motiv. Në momentin që mu dha mundësia kisha dy fëmijë të mitur e nuk mund të vazhdoja një shkolle si mjekësia që do përkushtim e kohë të gjatë.. Megjithatë dhe mësuesia ishte një nga ëndrrat e mija që falë zotit mu realizua jo vetëm në Shqipëri po dhe këtu në Itali, në 2004 kur kam filluar për herë të parë në këtë punë bëja si mësuese në shkollat shtetërore për të ndihmuar nxënësit e huaj që kishin probleme me gjuhën Italiane dhe në zyrën e emigracionit, më pas u ndanë rolet , zgjodha të vazhdoja vetëm me zyrat.
Kur si dhe pse u larguat për Itali, çfarë përbënte për ju Italia?
Në vitin 1997 në Vlorë siç e dimë të gjithë plasi lufta!!! Në fillim filluan me protestat paqësore për humbjen e parave me falimentimin e bankave piramidale e më pas shfrytëzuan momentin që populli ishte i zemëruar e kaluan në politikë, e kjo e fundit bëri që vendi përfundoi në një situatë kritik jo vetëm ekonomike por dhe për jetën. Duke qenë më shtëpi në qendër të Vlorës kam asistuar skena të llahtarshme me trupat e pajetë e të përgjakur poshtë shtëpisë sime të çunave te rinj. Gjendja u keqësua akoma më shumë kur hynë në lojë lufta midis bandave. Kjo ka qenë momenti që unë vendosa të shpëtoja familjen time nga rreziku për jetën dhe vetëm ikja nga ky vend mund të evitonte ndonjë tragjedi. Ardhja në Itali ndërroi shume perspektiva të familjes sime, dëshira ime ishte të vija në Itali si turiste, kurrë nuk e mendoja te jetoja këtu, por fatin nuk e zgjedhim dot ne …Megjithatë jam e lumtur për vazhdimësinë e rrjedhojën e jetës sime këtu në Itali.
Ku u vendosët dhe si ju pritën, a e njihnit italishten më parë? 
Ikja nga Vlora ishte provizore për situacionin që u krijua në atë kohë, doja vetëm të shpëtoja familjen time nga rreziku që paraqitesh në ato momente, e që në fillim kemi ardhur në këtë vend ku jemi sot. Gjuhën Italiane e kuptoja por jo mirë. Menjëherë mbas një muaji donim të ktheheshim me fëmijët që në atë kohë ishin njëra 6 vjeçe e tjetri 4 vjeç, më kujtohet që qanin për tu kthyer në Shqipëri e unë kërkoja informacione çdo ditë mbi situacionin që ishte në Vlorë, kur dëgjoja që asgjë s’kishte ndryshuar i flisja fëmijëve për të bërë dhe pak durim sepse gjendja s’ka ndryshuar përkundrazi keqësohej nga dita në ditë Kaluan kështu muaj e pak nga pak për të mbijetuar kërkuam të sistemoheshim me punë e shtëpi ,fati donte që shumë shpejt doli një sanatore për të bërë dokumentet italiane e shfrytëzuam dhe pse me mëndje për tu kthyer në Vlorë, në të njëjtën kohë pastroja në një studio private (commercialista) dhe e zonja e kësaj studioje më ndihmoi të mirja shtëpi nga bashkia që paguhej në atë kohë ( 25 mijë lira) sot 12 euro, e kjo e fundit bëri që në të ndryshonim planet tona..
A ndjetë racizëm? 
Nuk kam patur as unë as familja ime asnjë shenjë racizmi, përkundrazi, na kane ndihmuar e respektuar shumë, po kjo dhe falë integrimit të shpejtë që kërkuan ne. 
Ku u punësuat dhe cila është puna juaj aktuale, çfarë punë bëni aktualisht ju dha bashkëshorti?
Për herë të parë kam filluar shërbimin në një familje e pak nga pak te të afërmit e tyre, më vonë fillova në një rrobaqepësi e më pas në një restorant. Fati donte që në 2013, përfundova një kurs për gjuhën Italiane duke punuar (më ka pëlqyer gjithnjë të studioja ) e në atë kohë mësuesja e gjuhës italiane më seleksionoj si nxënësja më e mirë e këtij kursi e më sugjeroi te përgatisja një CV për këtë vend pune si mediatore, të them te drejtën në atë kohë nuk shpresoja asgjë veç e bëra për respekt te mësueses. E kaluan pak kohë kur me thirrën për ti çuar të gjitha dokumentet në origjinale pasi kishin vendosur të më mirnin në punë, i përgatita të gjitha pa shpresë e kur më dhanë të firmosja kontratën mu duk sikur isha në një ëndërr e kur te zgjohesha do gjëja një realitet tjetër. Jam shumë e kënaqur dhe ndihem me fat për pozicionin profesional qe kam
Cila është ndihma juaj në punë për emigrantët? –
Fillimisht me ndihmën e bashkisë kam filluar dukë dhënë mësim vullnetar në pallatin e kulturës në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë të lindur në Itali, kam blerë gjithnjë vullnetarisht tekstet shkollore në Vlore falë ndihmës së familjes sime që mi gjetën e mi dërguan ne kohë rekord..Më pas me emërimin që mu bë si mësuese kamë dhënë mësim në disa shkolla Italiane shtetërore për të ndihmuar fëmijët e huaj (jo vetëm shqiptarë) të sapoardhur të cilët kishin mangësia me gjuhën Italiane, e përveç kësaj bëja mediatore kulturale në tre bashki të vogla në zyrën e emigracionit, mbas dy vjetësh u ndanë rolet mua më caktuan në zyrën e emigracionit e kolegen tjetër e caktuan të bënte vetëm shkollat, sepse filloi e u shtuan kërkesat. Detyrimisht dhe oraret u ritën deri sa arita në këtë zyrë shumë të rëndësishme në zonën ku unë banoj. Kualifikimi im quhet “Dott:ssa në Mediazione Linguistico-Culturale” ku përveç përgatitjes se dokumenteve për qëndrimin në Itali ndihmojmë dhe për kërkesa pune. Fakti është se sa më paraqitet një kërkesë pune ndihmoj para shqiptarët e më pas të tjerët. Emigrantët çdo dokument e sjellin tek unë për ta përgatitur, flitet për dokumentet në te gjitha fushat, si dokumentet për qëndrimin në teritorin Italian dhe ato të tjera .
Fëmijët a janë integruar në shoqërinë italiane?
Jam krenare për ecurinë e fëmijëve. Goca quhet Dajana Dogani, çuni Juljan Dogani të cilët kanë ardhur në Itali kur kishin njeri 6 vjeç e tjetri 4 vjeç
Fëmijët nuk kane ndjerë kurrë gjeste te racizmit. Dajana në vitin 2006 ka marë pjesë në “Olimpiadi di Torino” Olimpiadën e Torinos për të mbajtur pishtarin. Ajo u zgjodh si nxënësja më e mirë e vitit për Abruzzon. Ka mare çmime të ndryshme në poezi si në nivel shkollor dhe jashtë saj, ka mare diplomën në “Shkenca diplomatike internazionale” të Forlis në vitin 2013, e ndërkohë po bën vitin e dytë e të fundit të specializimit. Juljani përveç sportit për momentin studion në vitin e fundit për elektronike.. 
Cilat janë shoqatat që veprojnë në qytetin tuaj dhe çfarë aktivitetesh kryeni?
Shoqatat janë të dryshme :Shoqata “Raggio Verde” ku unë jam kryetare, Shoqata “Radici e Ali” ku unë jam nën kryetare, Shoqata “Nermin Vlora Falaschi”, ku unë jam anëtare, “Raffaele Paolucci” që bashkëpunon me komunën e Orsognës, etj. Federata e Shqiptarëve të Italisë ku kam qenë anëtare e komisionit, ( çdo 6 muaj ndërrohen anëtaret ) aty kemi nderin të kemi anëtare dhe zonjën e nderuar Vitore Stefa Leka, njëkohësisht dhe mike e dashur imja (më kujtohet që gazeta juaj ka bërë një shkrim atëherë). Kemi realizuar takimin me historian e biograf shqiptarë të ardhur në Itali prej 5 shekujsh që sot njihen si Arbëreshët e Italisë, binjakëzimin me bashkinë e qytetit të Durrësit e Ortones ku unë punoj Jemi duke përfunduar dhe një binjakëzim ndërmjet universitetit të Peskarës me atë të Vlorës. Takime të ndryshme me shoqatën e mirënjohur në Shqipëri dhe jashtë saj “Nermin Vlora Falaschi” me presidenten e respektuar zonjën.Zenepe Luka në Shqipëri, e miken time të nderuar e të respektuar zonjën.Vitore Stefa Leka ne Itali, qe ndihmon në zonë n e Triestes te gjithë emigrantët në nevoje. Për këtë personalitet do doja të shpenzoja një llaf më shumë, pasi shteti duhet t’ja njoh vlerat dhe kontributin e saj në favore të shqiptarëve. Falë saj kam qenë e ftuar ne Ambasadën Kosovare. Jam shumë e kënaqur që mora pjesë në këtë eveniment kaq të rëndësishëm së bashku me Ambasadorin shqiptarë të asaj kohe z.Lleshi e stafin e ambasadës shqiptare në Itali. Pra në atë moment përfaqësoja dhe unë palën shqiptare në nder të 5 vjetorit të pavarësisë së Kosovës (çështje shume domethënëse për Z.Vitore Stefa Leka). Së fundi me A.N.F.E.të Peskarës organizuam një takim mbi “Gruan shqiptare sot dhe dje” ku ndër të tjera ftuam dhe kishim nderin të kishim pranë nesh ish-ambasadorin Italian Paolo Foresti që shoqëroi Shqipërinë që nga vitet 1990 e më pas. Jam e lumtur që e njoha nga afër një personalitet si ai, fitova një mik të mirë. Falë pozicionit tim profesional, kam bashkëpunuar me shkollat shtetërore këtu në zonën ku unë punoj me projekte të ndryshme që tregojnë historinë e Shqipërisë. Gjëja që më ka mbetur në mëndje ka qenë projekti me temën “ Racconto il mio paese” që do të thotë do të tregojë për vendin tim, ku me anë të një skermoje të madhe, (gjë që këtu nuk mungon në të gjtiha shkollat) i tregova me filmime, fotografi ku pasqyroheshin gjithë traditat shqiptare që nga himni i flamurit, historia, kultura, kuzhina, sporti etj… 
Cilët këngëtarë keni ftuar në qytet dhe çfarë koncertesh kanë dhënë? –
Organizimet janë të shumta unë nuk mund të përshkruaj këtu dhe për kohën po mjafton që kush është i interesuar të hyj në profilin tim të fb-ut me emrin tim e ti shihni vetë janë të gjitha të dokumentuara dhe me filmime. Mund të them se të paktën dy here në vit kemi bërë e vazhdojmë akoma te bëjmë te paktën një spektakël artistik me artistë të njohur shqiptarë. Kemi ftuar artistë si Irma Libohova, Poni, Artjola Toska, Bujar Qamili, Ervin Bushati, Rita Lati e Behar Mema, Arjan Korkaj. Këngëtari arbëresh Pino Caccoza i shoqeruar nga grupi i valleve karakteristike shqiptare, etj… Festat janë organizuar me qëllim për të ruajtur traditat tona dhe këtu ku jemi, si për shembull për 28-29 Nëntorin. 
A janë larguar shumë emigrantë nga Italia tashmë në pikun e krizës?
Po shumë emigrantë janë larguar e shumë të tjerë kërkojne të largohen. Mungesa e punës ka bërë që të ikin drejt Gjermanisë. Shqiptarët e Maqedonisë e Kosovarë ikin drejt Zvicrës sepse atje kanë të afërmit e tyre. Kjo është pozitive sepse pa patur një mbështetje nuk mund të vesh në asnje vend.
-Cilat janë problemet e emigrantëve sot?
Problemet janë të shumta e të ndryshme por .n.q.s deri dje problemi ishin dokument sot është vetëm puna. Shumë familje kanë humbur dokumentet sepse nuk i mbulojnë dot pagesat, sic e dimë për të bërë një rinovim leje qëndrimi për dy vjet të duhen të paktën 180 euro për person po të llogaritësh që familja ka 4 persona të duhen gati 720 euro, mos të flasim për lejen e qëndrimit afatgjatë që kushton dopio.
Sigal