Sidrita Sadikaj, fituese e çmimit “Best Nacional Director 2015”

1140
Sidrita 21 vjeçare nga Kosova, studente e kolegjit “FAMA”, dega Juridik, është Drejtore Nacionale e shumë garave ndërkombëtare të bukurisë dhe talenteve për fëmijë. Ajo ka tre vjet që ka këtë detyrë të rëndësishme, ka tre vite që është anëtare e Jurisë Ndërkombëtare të Eventeve Botërore dhe e rendit Kosoven dhe Shqipërinë në vende të para dhe të dyta me fëmijët që ajo përzgjedh për të përfaqësuar këto dy vende. Sukseset janë të njëpasnjëshme. Krenaria e saj është kur shikon fëmijët shqiptarë në mesin e fëmijëve të botës, kur valvitet flamuri i Kosovës dhe i kombit shqiptar në duart e fëmijëve shqiptarë. Gëzimi dhe lumturia i shtohen kur drejtorët e shteteve të tjera vlerësojnë punën e saj, vlerësojnë fëmijët shqiptarë. Sidrita ka krijuar një respekt të madh me të gjithë kolegët e garave ndërkombëtare për fëmijë. Tre herë fituese e çmimit “Best Director Nacional 2015” në tre garat ndërkombëtare për fëmijë: “Little Miss & Mister World 2015”, “Little Princ & Princess World 2015” dhe “Little King & Queen World 2015” Burgas, Bullgari. Për gazetën “Telegraf” ajo thotë se “nuk është e lehtë të jesh drejtore nacionale për Kosovën dhe Shqipërinë, është një përgjegjësi e madhe për mua, është emocionuese kur unë ulem me anëtarët e jurisë për të vlerësuar të gjithë fëmijët e shteteve të ndryshme të botës e në mesin e tyre dhe fëmijët që unë përzgjedh për të përfaqësuar dy vendet tona. Gëzohem kur prezantuesi thotë: Kosova! Albania! Nuk di çfarë të them, vetëm dua t’i falenderoj zotërinjtë Yordan Bacherov dhe Desislav Koprovski nga Burgas në Bullgari, Natali Zajchenko drejtore e Ukrainës dhe mikeshën time Amanda Kriel drejtore e Afrikës së Jugut si dhe mjaft personalitete të tjera të cilët vlerësojnë punën time. Si gjithnjë ju uroj suksese të gjithë fëmijëve, të cilët i dua shumë”.
Sigal

Sose Bajraktari