Sidrita Bajraktari: “Vajzat shqiptare janë të bukura dhe inteligjente”

741
Sigal

Flet modelja Sidrita Bajraktari (Sadikaj): Krenohem për të ardhmen e Kosovës dhe Shqipërisë

Sidrita e suksesshme! Sidrita Sadikaj studente e Kolegjit FAMA dega Juridik në Kosovë, përveç studimeve, ajo merret edhe me modelizëm. Ajo ka përfaqësuar Kosovën në shumë gara ndërkombëtare dhe gjithnjë ka patur suksese. Miss Bikini of the Ballkan 2012, ka marrë vendin e dytë . “Miss Bikini Universe 2012”, në Kinë ka marrë çmimin e tretë me veshje kombëtare dhe Imazhi i “Miss Universe 2014” . “Miss Yahct Model Internacional 2011”, në Kinë këtu ka hyrë në Top 5. Miss Planet 2014, në Bullgari ka hyrë në Top 5 dhe ka zënë vendin e katërt dhe ka fituar edhe tre çmime të tjera. “Miss Interneti Planet 2014”, e tjera. Sukseset e Sidritës ju kanë bërë përshtypje të gjithë drejtorëve nacional të botës. Ata e kanë caktuar Drejtore nacionale për Kosovën dhe Shqipërinë në shumë gara ndërkombëtare për fëmijë. Sidrita përveç studimeve ajo ka edhe një grup fëmijësh Grupi KSSID, të cilët i ushtron dhe zhvillon aktivitete të ndryshme në Kosovë, në Shqipëri dhe në gara ndërkombëtare. Jo vetëm si përfaqësuese e Kosovës, si drejtoreshë , Sidrita është dhe anëtare e Jurisë në gara ndërkombëtare për fëmijë dhe për nëna. Katër fëmijë të Grupit KSSID, kanë fituar katër çmime të para në gara ndërkombëtare: “Menora Morina”, “Little Miss Universe 2014”, “Tbilisi Georgiea”, “Milot Shater”, “Little Mister” “Galaxy 2014”, “Bansko Bullgari”, Engjell Berisha, “Little Mister Planet 2014”, “Sozopol Bullgari”, Taulant Balaj “Little King World 2014”, “Burgas Bullgari”. Sukseset s’kanë të ndalur për Sidritën dhe fëmijët e grupit të saj. Sidrita tashmë do të përfaqësojë Kosovën në  “Miss Universal Peace & Humanity Pageant 2014”. Në Qipro, do të përfaqësojë Kosovën në: “Miss Elegance DOM TOM France 2015” dhe në një garë ndërkombëtare përsëri në Kinë. Si drejtore nacionale për Kosovën dhe Shqipërinë këto ditë ajo ka zyrtarizuar bukuroshen 6 vjeçare Menora Morina si përfaqësuese e Kosovës në Festival Model & Talent World 2015, në Antalia Turqi. Për një vit si drejtore nacionale Kosovë&Shqipëri, Sidrita ka renditur Kosovën në katër çmime të para dhe me tre çmime të dyta e të treta Shqipërinë në gara ndërkombëtare për fëmijë. Për gazetën “Telegraf”, Sidrita thotë : Jam e lumtur që përfaqësoj Kosovën, ju tregoj të gjithave se vajzat shqiptare janë të bukura dhe inteligjente. Jam krenare që ju mundësoj fëmijëve shqiptarë pjesëmarrje në gara ndërkombëtare për fëmijë, jam e lumtur që për një vit kam renditur Kosovën në katër vende të para për fëmijë dhe me sukseset e mia kam arritur vendin e dytë në “Miss Bikini Ballkan 2012” , vendin e tretë me veshjen Kombëtare në “Miss Bikini Universal 2012” dhe Princesha e katërt në “Miss Planet 2014”. Falënderoj familjen time që më përkrah në çdo aktivitet. Krenohem për të ardhmen e Kosovës dhe Shqipërisë.