Si u shfrytëzua dhe si vdiq Sami Frasheri?

1262
Gëzim Llojdia
Stambolli si një nga qendrat e perandorisë otomane, këtu janë vendosur, kanë jetuar dhe janë shuar shumë jetë shqiptarësh. Një lagje e këtillë kryeqendra e perandorisë jetoi Naimi dhe shkencëtari Sami.

-R. Mitrovica: si u shfrytëzua dhe si vdiq Samiu?
Rexhep Mitrovica i cili ka bërë edhe një vizitë në varrezat publike përballë xhamisë Sahrai, Gedite ku ishte shtrirë në arkëmorti trupi i shkencëtarit Sami Frashëri. Në një studim për shkencëtarin Frashëlli, R. Mitrovica në vitin 1950 botuar tek Flamuri, faqe 45 shprehet se për të gjithë këto shuma e të hollave që ai mori nuk i kalonte të 100 lira turke ar. Aty thuhet se ishte një ermen nga Kajseria me emrin Mihran që e shfrytëzonte. Ky paskësh qenë një spekulant, që ai vetë Samiu e kishte nxjerrë befasisht në dritë, në fillim si nëpunës me pagesë dhe më vonë radhues dhe kryerradhues në fletoren e vet “Sabah”. Ky njeri djallëzor në thelb dhe në shpirt gjen një mënyrë që të blejë të drejtën e fletores nga greku Papadopulos dhe të bëhet pronar duke e paguar tashmë vetë sa të dëshironte ai shkencëtarin e varfër të dërrmuar nga sulltani dhe të sëmurë.
Çdo format i enciklopedisë merrte një çerek mexhite
Të dhënat që i ka bërë publike në vitin 50 Mitrovica thuhet se për çdo format të enciklopedisë, njeriu me shpirtin djallëzor Mihrani i jepte një çerek mexhideje. Një lirë turke mbante 4 mexhide. Madje është thënë se të hollat e fundit për një vëllim të enciklopedisë nuk ia kishte paguar. Shikoni se çfarë shpirti dhe dritësim i jepte Sami Frashëri punës së enciklopedisë sa që të mos mbetej mangët vepra e tij, pjesën e fundit e ka dhënë pa para. Për këtë vepër kolosale, shprehet Mitrovica, ai prishi 12 vjet të jetës nga 1888-1889, kurse pagesa për 12 vjet mundim ka shkuar tek 300 lira. Kështu ky shkencëtar i shquar që ka lënë këtë trashëgimi ka bërë një jetë modeste. Më 4 maj 1884 martohet me me të bijën e Kadi Asqer Sadedinit Efendiut dhe kështu shkon të jetojë në shtëpinë e vjerrit të vet në Kandilli, për një periudhë kohe që zgjat nga 8-10 vjet. Ndërkohë nga klima ai bëhet me shiatik dhe kërkon ndërrimin e shtëpisë dhe shkon në Eren Koy ku me shumë halle dhe borxhe kishte ngritur një kioskë. Kjo shtëpi e bukur zbukuruar sipas planit të vet Saimut ishte e hipotekuar në arkën e sigurimit. Mbas vdekjes së shkencëtarit ajo nuk kishte ndonjë vlerë të madhe dhe u shit nga arka e sigurimit me një çmim të jo të lartë tek ministri i oborrit Ragip Pashai.

-Nga kujtimet që ka lënë Zaim Brahimi thuhet se vdekja e dy vëllezërve të fundit frashëllinj ndodhi në 4 vjet të njeri-tjetrit. Në 18 qershor, ditën e shtunë të vitit 1904, Samiut me moshë 54 vjeç iu këput shpirti dhe varri ishte në varrezat publike kundrejt Xhamisë Sara Guditë në Stamboll. Pranë varrit të tij që ishte vetëm dhe pa gurë, ishte varri i Eminesë me mermer.
-Si u shitën pronat e familjes Frashëri për çështjen e kombit
-Avdul ç’mënde pate?/Shite çifligje e irate
Një mëngjes baba Alushi i teqesë, pas lutjeve u mor me edukimin e tri djemve të Halid Frashërit. Baba Alushi i veshur me pelerinën e bardhë ka pritur duke prirë vizioneve të tyre drejt rrugës kombëtare. Dritëza në sytë e tyre premtonte dituri. Shkreptima e shfaqur në bebëzat e syve prezanton një inteligjencë në rritje. Baba Alush Frashëri u mësoi doktrinën bektashiane. Baba Alushi, babai i kësaj teqeje të largët një mëngjes përcolli, për në Janinë Abdylin, më vonë dy të tjerët, duke u bekuar rrugën. Baba Alushi pagoi shkollimin e tyre. Nga fondi i teqesë u nxorën të hollat, për të shkolluar tre frashëllinj. Ky investim jetik për të tre djemtë e Halidit do të kthehej një ditë në tre gurë smeraldi. Që do të ishin diplomacia, letërsia, dituria. Ky investim i teqesë u bë për shpresën, që do të përcillnin tek shqiptaret, dritëzën, që u mungonte. Abdyli i investoi energjitë e tij me Lidhjen e Prizrenit e më tej. Eqerem bej Vlora shkruan se: “Njeriu që ka qenë forca lëvizëse e gjithë lëvizjes dhe sidomos e fazës së saj të dytë (kërkesa për autonomi) ka qenë Abdyl bej Dume Frashëri. Rridhte nga një familje fisnikësh të mesëm…Tek ai populli shqiptar sheh njërin nga luftëtarët dhe mbrojtësit më të shkëlqyeshëm të kohës së Rilindjes. Ai jo vetëm që solli, praktikisht, idenë e lirisë e të pavarësisë shqiptare, por mbolli bindjen në zemrat e shqiptarëve, se Shqipëria mund dhe duhet të bëhet e pavarur dhe populli shqiptar një komb i lirë evropian, nëse dëshiron mbijetesë. Ai është patrioti më i madh shqiptar i shekullit të 19-të…” Samiu me diturinë “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç`do të bëhet”. Po të shtroheshin vargjet e tij, të kapeshin e të bëheshin litar, të niste në gurin e parë kilometrik, ajo do t’u binte dy tre herë rreth e rrotull, trojeve shqiptare. Fytyra engjëllore e të tre djemve te Halid bej Frashërit, do ta gjenin teqenë, shtëpinë e Zotit, si pjesë të ngrohtësisë së tyre, përpara se një ditë Abdyli të vishte frak diplomati, Naimi të ligjëronte me arin vjershëtor dhe Samiu të gdhihej shkencëtar. Aty në atë teqe, pak përpara se të vdiste Halid Frashëri ka shkuar. Duke paranderë largimin nga jeta, ngase ditët e numëruara ,po i fironin, Halid Frasheri i ka kërkuar baba Alushit të birit të Dalib Frasherit, fëmijët t’i edukonte nën frymën e teqesë. Frashëllinjtë ishin shquar për inteligjencë, pra arsimi i tyre duhej plotësuar. Nga arka e teqesë dolën të hollat për të shkolluar Abdylin dhe më pas të tjerët. Në vitin 1862, Emine Myteveli, gruaja, që u dha jetë fëmijëve mbartës të mbiemrit Frashëri, bie në gjumin e amshuar, në moshën 48 vjeçare. Mbledhësi vlonjat i historisë Fahri Shaska, përmend një ligjërim folklorik lab, që ai vet e ka dëgjuar nga i ati Xh. Shaska, që këndohej në ziafete dhe dasma labërishte. Lebërit e ruanin zakonin e hershëm për t’i vendosur në këngë, ngjarjet, që në një farë mënyre kështu të përjetësoheshin, në kohëra. Përmbajtja e kësaj kënge shfaqet kështu:

Avdul ç’mënde pate?
Shite çifligje e irate
Shite Kallmin në Myzeqe
Mustafa Begës ja dhe
Qysh e dhe o derëzi
Për një karroqe flori
-E dhashë për Shqipëri
Qëtë mos e marrë njeri
As grek, sërb e Mal i Zi
Avdul Frashëri, Avdul Be
Po Zvërnecin kujt ja dhe 
E bleu Dalan Kanina
Për dy karroqe stërlina…

Kështu pronat e frashëllinjëve të krijuara brez pas brezi shkuan për çështjen e madhe shqiptare. Trashgimnia e tyre pasurore shkoi për zgjedhjen e çështjes së kombit të tyre.
Sigal