Si t’i veshim dhe t’i kombinojmë atletet e famshme ”grandpa sneakers”

1864
Sigal

Me xhinse

A ka kombinim më të bukur dhe të thjesht se sa me xhinse? Nxirrni nga garderoba juaj xhinset tuaj (provoni edhe xhinset vintage denim) dhe kombinojini ato me “grandapa sneakers” dhe keni për të krijuar një veshje shumë stil dhe thjeshtë në të njëjtën kohë.

a82c4ad7-e007-40fa-b28c-efe30aeda4c3.jpg84aa7d92-76b2-4ba1-aa57-5799dd9a9b69.jpg

Me fustane apo funde të gjata

Nëse doni që të dilni pak nga ‘monotonia’ e kombinimit klasik xhinse me ‘sneakers’, atëherë provojini ato me një fustan pranveror apo me një fund të gjatë që është edhe një trend tjetër për këtë sezon. Nëse mendoni se fustanet shkojnë vetëm me taka për t’u dukur sa më shumë elegante, hiqni dorë nga ky mendim pasi fashionistat nëpër botë, por edhe këtu tek ne po na tregojë të kundërtën.

deb2060f-5afc-4394-9693-87840776c697.jpg2d6925f5-a31e-491a-8802-c3f8a9ec906c.jpg

Me pantallona dhe funde të shkurtra

Një nga gjërat që mezi presim të veshim në stinën e pranverës janë fundet apo pantallonat e shkurtra. Këtë pranverë shtojini veshjes suaj edhe “grandpa sneakers”.

7db8057b-28b6-41d4-9253-62043eead3ca.jpge3d10eec-e0fa-43b2-8dee-8acb2f450b18.jpgfd59aaff-1cc0-49a1-b334-7477f44076f8.jpg917e6789-a9f2-418f-ae3e-300668669ccc.jpg5ea734ba-7573-47e7-9f2a-77f6d2bd86fa.jpg

Me “trousers suit”

Të ashtuquajtura “trousers suit”, kostumi klasik pak maskilist është padyshim edhe trendi më i madh për momentin. E kishit menduar se mund të kombinohej pikërisht me këto “grandpa sneakers”? Përveçse është një kombinim i mrekullueshëm, ju padyshim do të jeni vajza më me stil me këtë kombinim. I përshtatshëm për punë, një kafe pasdite me miqtë, apo për një gotë verë në darkë.

cc2c1fcf-f5e1-4156-98c7-f1efe78cfc1a.jpg